Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Video/ Laçi e Sparta Pragë rezistojnë në Shtutgart: poker befasues i Brest në Salzburg

By: user 2
1 October 2024 at 21:40

Ka filluar me surpriza mbrëmja e Champions League. Red Bull Saslzburg janë shpartalluar në shtëpi nga Brest. Poker francez me një dygolësh të Sima e rrjetat e Camara e Pereira Lage. Në ndeshjen tjetër Sparta Pragë ku luan Qazim Laçi ka marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm, duke barazuar 1-1 në shtëpinë e Stuttgart.

RB SALZBURG 0-4 BREST

Baidoo pa t’i anulohet një gol me VAR në minutën e 10′ e prej aty Salzburg u shemb në një ndeshje pa histori përballë Brest. Francezët u bënë padronë të fushës dhe me Sima morën avantazhin në minutën e 24′. Një asist i Ajorque u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi, që më vonë do të gjentë edhe dygolëshin. Austriakët ishin të vakët në reagim dhe Brest shënoi edhe golin e dytë në minutën e 66′ të pjesës së dytë me Camara. Një gol kapitullimi sepse Salzburg u dorëzua krejtësisht në mëshirën e lojtarëve francezë, që trefishuan me Sima në minutën e 70′ dhe fiksuan pokerin me Pereira Lage pesë minuta më vonë. Brest me dy fitore është në krye të renditjes me 6 pikë, ndërsa Salzburg ka pësuar 7 gola në dy ndeshje me zero pikë e mban vendin e fundit me plot meritë.

STUTTGART 1-1 SPARTA PRAGUE

Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Sparta Pragë, ku luan Qazim Laçi. Çekët këtë herë rezistuan në transfertën gjermane kundër Stuttgart, duke barazuar 1-1. Pas fitores në debutim Sparta rrëmben një pikë në një fushë delikate, edhe pse e panë veten shpejt në disavantazh. Millot shënoi pas vetëm 7 minutash lojë pas një asist të Mittelstädt. Sparta nuk hoqi dorë nga ndeshja dhe barazoi pak pas gjysmë ore lojë me Kairinen. Mesfushori barazoi rezultatin ndërsa çekët ngritën një mur përballë gjermanëve. 11 goditje në portën e Vindahl që rezultoi i pakalueshëm. Albion Rrahmani e nisi titullar, ashtu si Qazim Laçi e të dy u zëvendësuan në minutën e 70′. Minuta edhe për Ermal Krasniqin në radhët e çekëve, por për të vetëm aktivizim në minutën e 81′. Sparta ngjitet në 4 pikë, ndërsa Stuttgart merr pikën e parë në Champions.

League Stage Champions League

RB Salzburg 0-4 Brest
VfB Stuttgart 1-1 Sparta Prague

The post Video/ Laçi e Sparta Pragë rezistojnë në Shtutgart: poker befasues i Brest në Salzburg appeared first on Lapsi.al.

Champions/ Salzburg turpërohet nga Brest, Sparta e Laçit barazon ndaj Stuttgart

By: armand
1 October 2024 at 20:41

Këtë të martë pasdite u luajtën dy ndeshjet e fazës së ligës në Champions League. Stuttgart barazoi 1-1 me Spartën e Pragës, në ndeshjen e luajtur në MHPArena (Stuttgart). Ekipi i drejtuar nga Hoeness shënoi i pari me Millot në minutën e shtatë, ndërsa Kairinen vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë. Për Spartën […]

The post Champions/ Salzburg turpërohet nga Brest, Sparta e Laçit barazon ndaj Stuttgart appeared first on BoldNews.al.

❌
❌