Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

“Do të duket shumë më bukur”, Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, do të transformohet tërësisht kjo zonë

28 September 2024 at 11:35

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë sot të ditur se po i lirojnë hapësirat te “Santea” në lagjen Dardania, për siç thotë ai për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Rama në një postim në Facebook shkruan se do të rregullojnë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.

“Po i lirojmë hapësirat te ‘Santea’ në lagjen ‘Dardania’ për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.

Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!”, shkruan ai. /Telegrafi/

 

The post “Do të duket shumë më bukur”, Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, do të transformohet tërësisht kjo zonë appeared first on Telegrafi.

❌
❌