Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Zbulime të bujshme nga përgjimet, ultrasit i jepnin këshilla Inzaghit e Skriniar kishte frikë: “I dridhej zëri”

By: user 2
1 October 2024 at 14:02

“Po i bie shkurt Mister… na dhanë një mijë bileta… Ne i bëmë llogaritë, na duhen edhe 200 për të qenë të qetë… i arrijmë 1200 bileta? Kjo është kërkesa ime”. Një fragment që lexohet në urdhrin paraprak në hetimin blic kundër ultrasve, që i referohet përgjimeve të majit 2023. Marco Ferdico, shefi ultra i zikaltërve që përfundoi në burg, i kërkoi në telefon trajnerit të Inter Simone Inzaghi bileta për finalen e Champions League, kundër City, në Stamboll. Por jo vetëm kaq. Edhe ndaj Milan Skriniar u ushtrua presion të mos largohej nga Inter për te PSG.

Ferdico dhe Mauro Nepi, një tjetër shef ultra zikaltër i arrestuar, donin të bisedonin me Simone Inzaghi në Appiano, por takimi u anulua. “Jo, agresiv jo, por po them Mister, dua të të them diçka. Këtu je në Milano, nuk je në provincë, më vjen keq por duhet të fillosh t’i nxjerrësh kthetrat për një moment. Këtu je në Milano, kur je me 10 vetë fut dy sulmues dhe të kujtohet Berluskoni”.

PRESIONI NDAJ SKRINIAR

Po ashtu është edhe një takim mes drejtuesve ultras të Inter dhe ish-mbrojtësit të zikaltërve, Milan Skriniar, për të diskutuar mbi “tregun e transfertave”, në dokumentet e hetimit nga Prokuroria e Milanos për tifozerinë e organizuar. Në janar 2023, dy nga drejtuesit e Nord, Marco Ferdico dhe Mauro Nepi, të arrestuar dje, donin të takonin sllovakun, i cili u transferuar te PSG në qershor të po atij viti, për të “siguruar informacione në lidhje me rinovimin e kontratës – gjë që më vonë nuk u realizua – mes lojtarit dhe Inter, duke testuar kështu dëshirën e mundshme të lojtarit për t’u larguar nga Milano dhe duke u përpjekur ta bindnin atë të mbetej në skuadrën e zikaltërve”, thuhet në urdhrin e gjykatësit hetues.

Lexo më tejGëlqere e pashuar për të varr*sur shefin ultras të Interit: Beretta duhej vra*ë

Një takim që zgjat 20 minuta pasdite, në fund të të cilit të dy informuan krye shefin ultra Andrea Beretta për rezultatin. “Gjithsesi po ikën… 100% tashmë e ka vendosur, e pe që po i dridhej zëri… u tremb pak” thotë Nepi. “Ai u frikësua kur filloi… pastaj u lëshua… por e vuri fytyrën në lojë… u shfaq”.

The post Zbulime të bujshme nga përgjimet, ultrasit i jepnin këshilla Inzaghit e Skriniar kishte frikë: “I dridhej zëri” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌