Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Pikë Uji” drejt Oscar-it pas suksesit të bujshëm në Tiranë

By: user7
18 September 2024 at 13:03

Ndërsa vazhdon të projektohet në sallat e kinemave në Tiranë, filmi më i fundit i regjisorit të njohur Robert Budina, “Pikë Uji”, është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar. Ky lajm vjen në kulmin e një primierie tejet të suksesshme dhe kritikave mjaft pozitive nga publiku dhe kritikët e filmit.

“Pikë Uji” u prit me entuziazëm të madh në premierën e tij në Tiranë. Salla e kinemase ishte e mbushur plot, me një audiencë që përfshinte figura të njohura të kinematografisë, kulturës dhe politikës shqiptare. Regjisor Budina, së bashku me aktorët kryesorë Gresa Pallaska, Adem Karaga, Palolo Iancu dhe Gerhard Koloneci, morën duartrokitje të gjata në fund të shfaqjes.

Kritikët kanë vlerësuar veçanërisht performancën e Gresa Pallaskës në rolin e Aidës, duke e quajtur atë “tronditëse” dhe “të paharrueshme”.

Publiku gjithashtu ka reaguar pozitivisht, me shumë spektatorë që e kanë përshkruar filmin si “emocionues”, “sfidues” dhe “thellësisht njerëzor”. Në platformat e rrjeteve sociale, “Pikë Uji” ka qenë tema kryesore e diskutimeve, me shumë që e konsiderojnë atë si një nga filmat më të mirë shqiptarë të viteve të fundit.

Drejt Oscar-it

Përzgjedhja e “Pikë Uji” për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar shënon një moment historik për kinematografinë shqiptare. Ky është prodhimi i tretë i kompanisë Erafilm që arrin këtë privilegj, duke dëshmuar cilësinë e vazhdueshme të punës së tyre.

Regjisori Robert Budina, në një deklaratë për mediat, shprehu: “Jemi thellësisht të nderuar që ‘Pikë Uji’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar. Ky film eksploron thellësisht psikologjinë e një nëne të fuqishme përballë sfidave të një sistemi kompleks. Shpresojmë që do të prekë zemrat e një audience nderkombetare.”

Ekipi i filmit ka premtuar lajme të tjera emocionuese në ditët në vijim, duke mbajtur publikun në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Për ata që ende nuk e kanë parë, filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e Tiranës, duke ofruar një mundësi unike.

The post “Pikë Uji” drejt Oscar-it pas suksesit të bujshëm në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌