Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Do të mbahet “Konferenca e dytë për investitorë, Rama prezanton me projektet që synojnë transformimin e Prishtinës

19 September 2024 at 11:48

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të enjten (sot) mbajti një konferencë për media, ku prezantoi programin e Konferencës së Dytë të Investitorëve “Prishtina 2030”.

Kjo konferencë e investitorëve vjen pas konferencës së parë, të mbajtur në janar të këtij viti, transmeton Telegrafi.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se një numër i konsiderueshëm investitorësh eveopian dhe vendor kanë shprehur interes për të investuar në projekte të mëdha, të cilat do të kontribuojnë në transformimin dhe zhvillimin e kryeqytetit.

“Arsyeja pse ju kam ftuar sot është për të ju dhënë informata të hollësishme për konferencën e dytë të investitorëve të cilën do ta mbajmë nesër më 20 shtator. Pas një konference të suksesshmë që e kemi pasë më 4 janar në Emerald në Prishtinë. Një numër i madh investitorëve kanë shprehur një interesim serioz për projektet, pra, për me investua në Kryeqytet. Atëherë në janar i kemi prezantua të gjitha mundësitë për investime. Ndërsa, nesër kemi me i prezantu të gjitha këto projekte prej investitorëve. Në fakt investitorët vetë i kanë përgatitë dhe do ti paraqesin propozimet e tyre të investimeve të mëdhaja në kryeqytet”, tha ai.

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës

Ai shpalosi projektet që po synojnë të zhvillohen në kryeqytet. Ndër projektet primare është, projekti i tregut te rrethi i flamurit që po synon të ofrojë shërbime për disa lagje të Prishtinës.

“Jam shumë i lumtur që kemi pasë një numër të madh të investitorëve serioz edhe vendor edhe ndërkombëtarë, që janë interesua për projekte specifike. Edhe projektet të cilat kemi me i prezantua janë të ndërlidhura me nevojat e kryeqytetit. E kemi projektin e tregut të ri tek rrethi i flamurit, i cili është një projekt madhor që ofron shërbime për Kalabri, për Dardani, për Ulpianë, për zonën e spitalit”, tha ai.

Tutje, Rama tha se edhe stacioni i autobusëve do të transformohet.

“Kemi projektin tjetër të tullëtores ku interesi publik është që ta transformojmë në një qendër të artit dhe teknologjisë poashtu edhe një pikë të parkingut publik. Projekti tjetër që do të transformohet është stacioni i autobusëve, kemi edhe këtu një investitor supër serioz që do të ndërlidhet me nevojat e qytetit”, tha ai. /Telegrafi/

The post Do të mbahet “Konferenca e dytë për investitorë, Rama prezanton me projektet që synojnë transformimin e Prishtinës appeared first on Telegrafi.

❌
❌