Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

6 October 2024 at 20:16

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me ushtritë e vendeve të Ballkanit dhe madje i tejkalon disa prej tyre.

Këtë koment ai e bëri gjatë një paneli për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, organizuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ushtria jonë është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre,” tha Maqedonci, duke theksuar përparësitë që Kosova ka arritur në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci gjithashtu përmendi përparimet në modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerjet e sistemeve Bayraktar dhe Javelin, si dhe prokurimin e disa sistemeve të tjera që pritet të fuqizojnë kapacitetet luftarake të Kosovës.

“Investimet në armatim kanë shënuar rritje prej 6,000 për qind. Në periudhën 2018-2020 janë shpenzuar më pak se katër milionë euro për armatim, ndërsa nga 2021 deri në 2023 janë shpenzuar 238 milionë euro. Këto blerje kanë kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës,” theksoi ministri.

Ai vuri në dukje se Kosova është në proces të ekzekutimit të pagesave për sistemet strategjike Bayraktar dhe Javelin, dhe se këto investime janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur kapacitetet mbrojtëse të vendit./Telegrafi/

 

 

Foto: Arkiv

The post Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet appeared first on Telegrafi.

❌
❌