Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

“Mehmeti me të vjella, Hadroji me temperaturë”: Veselinovic tregon problemet për të thyer Egnatian

By: user 2
27 September 2024 at 21:50

“Mëse e dukshme që kemi luajtur ndaj një ekipi të shkëlqyer dhe për ne ishin tre pikë shumë të rëndësishme. Por nëse mendojmë se pas këtyre tre pikëve se jemi mirë, atëherë do të jetë problem serioz për ne. Kampionati është maratonë, jo sprint 100 metërsh. Kampionati shqiptar është i paparashikueshëm e çdokush mund të mundë çdokënd”. Alexander Veselinovic, trajneri i Partizanit, është i kënaqur me performancën e skuadrës në Rrogozhinë, pas fitores 0-2 me Egnatian. Tekniku serb tani është vënë në ndjekje të Vllaznisë, me vetëm një pikë avantazh.

Për të mundur Egnatian pas 7 ndeshjesh pa sukses nuk ka qenë e lehtë dhe Veselinovic ka dashur të evidentojë sakrificat e lojtarëve të tij për të arritur objektivin: “Publiku ndoshta nuk e di por Buxhelaj mungon për arsye dëmtimi. Mehmeti që po luan shkëlqyeshëm në një pozicion të ri për të, në dhomat e zhveshjeve para ndeshjes kishte të vjella dhe nuk ishte mirë. Hadroj luajti me temperaturë. Kemi patur problem edhe me pjesë tjetër të ekipit, por e ndjej përsëri të nevojshme të falënderoj edhe ata që hynë se ndryshuam me të vërtetë”.

Lexo më tej: Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian

Në fund një saktësim, që ndoshta tifozëve të Partizanit nuk do t’i pëlqejë: “Në historinë e futbollit ekipet që kanë sukses janë ato që kanë përvojë në prapavijë. Ne kemi një ekip të ri që mbase para se të mësojë si të fluturojë, duhet të mësojë gjërat bazike, ne jemi ende në fazën se si të lëvizim krahët, por kemi potencial që në të ardhmen të fluturojmë goxha lart” e mbylli Veselinovic.

TETOVA: “MUNGONTE GJITHË MBROJTJA”

“E dinim se për hir të vërtetës ishin tre mungesa në mbrojtje, gjë që janë shumë lojtarë. U desh të vepronim duke çuar Aleksin poshtë, por humbëm në mesfushë. Lojtarët i kanë pasur mundësitë, ata që i zëvendësuan, për të treguar veten. Por është vetëm faza e parë dhe kemi ende goxha ndeshje përpara”. Edlir Tetova gjen alibinë te mungesat për këtë humbje në shtëpi me Partizanin. Tekniku ka pësuar humbjen e dytë në shtatë javët e para dhe tani e sheh veten të parakaluar nga të kuqtë e me mundësinë që Vllaznia të shkëputet në krye.

The post “Mehmeti me të vjella, Hadroji me temperaturë”: Veselinovic tregon problemet për të thyer Egnatian appeared first on Lapsi.al.

❌
❌