Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 October 2024Main stream

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

6 October 2024 at 18:52

Real Madridi është vënë në kërkim të opsioneve për të përforcuar fazën defanzive pas lëndimit të Daniel Carvajal dhe tashmë kanë tre emra në mendje për ta bërë këtë.

Castello Lukeba (Leipzig), Jorrel Hato (Ajax) dhe Vitor Reis (Palmeiras) janë tre emrat që po diskutohen në zyret e ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa secili prej tyre do të sillte karakteristika të ndryshme në skuadër.

Në moshën 21-vjeçare, Castello Lukeba është një mbrojtës premtues nga Leipzigu. Me një prapavijë solide dhe me një aftësi për të lexuar lojën, Lukeba është bërë tejet i rëndësishëm për mbrojtjen e ekipit gjerman.

Vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro dhe kontrata e tij skadon në vitin 2028, por mosha e tij dhe potenciali për t’u zhvilluar në të ardhmen, e bën një opsion interesant për Real Madridin.

Foto: Castello Lukeba

Në anën tjetër, 18-vjeçari Jorrel Hato është një tjetër qendërmbrojtës në agjendën e klubit spanjoll.

I riu nga Ajaxi tashmë ka kapur syrin e disa ekipeve evropiane për shkak të pjekurisë së tij dhe aftësive në fushë. Aftësia e tij për të ndërprerë aksionet dhe shpejtësia me topin në këmbë e bëjnë të dalluar në kampionatin holandez.

Ani pse vlera e tij në treg është relativisht e ulët prej 30 milionë eurosh, talenti që ka është i jashtëzakonshëm.

Foto: Jorrel Hato

Dhe i fundit, mbrojtësi brazilian Vitor Reis tashmë ka dëshmuar vlerat e tij tek Palmeirasi. Reis njihet për fuqinë e tij fizike dhe aftësinë për të kontribuar në mbrojtje dhe në lojën në ajër.

Me një vlerë prej 10 milionë eurosh në treg dhe me një kontratë deri në vitin 2028, Vitor është një tjetër opsion i mundshëm për Real Madridin për ta përforcuar mbrojtjen.

Duke marrë parasysh raportet e mira që ka Reali me klubin brazilian pas transferimit të Endrick, atëherë do të ishte e lehtë që të negociohej edhe për transferimin e tij./Telegrafi/

Foto: Vitor Reis

The post Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit appeared first on Telegrafi.

❌
❌