Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Spektakël me 5 gola në “Bernabeu”, Reali siguron 3 pikët ndaj Alaves

By: armand
24 September 2024 at 23:04

Real Madrid triumfoi 3-2 ndaj Alaves në shtëpi, në përballjen e javës së 7-të të La Liga-s. “Los Blancos” realizuan që në minutën e parë me anë të Lucas. Madrilenët dyfishuan shifrat me Mbappe, në fundin e fraksionit të parë. Në të 48-tën, ishte Rodrygo ai që thelloi shifrat. Mysafirët nuk u dorëzuan dhe u […]

The post Spektakël me 5 gola në “Bernabeu”, Reali siguron 3 pikët ndaj Alaves appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Fitore ‘nën ethe’ për Real Madridin përballë Alavesit në Santiago Bernabeu

24 September 2024 at 22:57

Real Madridi ka triumfuar 3-2 në kuadër të javës së shtatë në La Liga përballë Alavesit.

Los Blancos kaluan në epërsi vetëm pas 50 sekondash lojë me anë të Lucas Vazquez që u asistua prej Vinicius Junior.

Për golin e dytë te Real Madridi u përkujdes Kylian Mbappe, që realizoi në minutën e 40-të, me Jude Bellingham që ishte asistuesi.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 48-të, Rodrygo u fut në listën e golashënuesve, me një asistim të Vazquez.

Fitorja e madrilenëve ishte jo edhe aq e qetë, pasi pësuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Carlos Benavidez (85’) e ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, kur u asistua prej Guevaras.

Për 3-2 u përkujdes Kike Garcia, vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Benavidez ishte tani në rolin e asistuesit.

Pas shtatë xhirosh, Real Madridi është në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Barcelona që është lidere, ndërsa në javën e tetë përballen me rivalin lokal – Atletico Madridin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Fitore ‘nën ethe’ për Real Madridin përballë Alavesit në Santiago Bernabeu appeared first on Telegrafi.

❌
❌