Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Vuçiç flet për qeverinë e Prishtinës: Njerëz me ideologji enverhoxhiste

By: redi
18 September 2024 at 21:23

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e sotme në “Ditarin Kombëtar” në TV Pink ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e cilësuar si marksist dhe eneverhoxhist. Vuçiç tha se mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur asnjëherë bisedime reale. “Ata u përpoqën të përdorin truke për të fajësuar në çdo mënyrë Beogradin për çdo të keqe që ndodh në fushë. Kemi të bëjmë me njerëz…

Source

REL: Prokuroria serbe për Kosovën pa “peshë të madhe juridike”

By: user 4
18 September 2024 at 16:18

Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” në Kosovë.

Është paralajmëruar të jetë si një prokurori për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimin e pronës, rrezikimin e integritetit trupor dhe dinjitetit të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.

Kjo masë është shpallur krahas një sërë stimujsh financiarë për serbët e Kosovës dhe kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të saj dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Politologu Ognjen Gogiç njoftimin për prokurorinë për Kosovën e sheh si një nevojë për të balancuar masat e ndërmarra, të cilat i vlerëson kryesisht si financiare.

“Bëhet fjalë kryesisht për fuqizimin financiar të serbëve në Kosovë. Më duket se ishte e nevojshme që kjo të balancohej, që të tregojë se këto masa kanë disa dhëmbë, që mund të jenë edhe pak më të ashpra”, thotë ai.

Çfarë dihet deri tani?

“Duam të dimë përgjegjësinë e çdo personi që ushtron dhunë ndaj serbëve, ndaj pronës serbe”, tha kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç, më 14 shtator pas një mbledhjeje të Qeverisë.

Ai tha se prokuroria speciale do të ndjekë penalisht të gjithë autorët e veprave penale të lidhura me atë që po ndodh në Kosovë.

Në atë mbledhje, Qeveria e Serbisë i urdhëroi ministritë që të nisin aktivitetet për zbatimin e masave për “mbrojtjen ligjore dhe socio-ekonomike të serbëve në Kosovë, si dhe të interesave kombëtare të Serbisë”.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke paraqitur një sërë masash për Kosovën, tha se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të “ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe” në Kosovë.

“Prokuroria do të ketë detyrë të veçantë për të hetuar dhe ndjekur veprat kriminale dhe të paligjshme të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë”, shtoi ai.

Sipas tij, kjo masë nuk do të zgjasë “përjetësisht,” por vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakorduara dhe të nënshkruara në Bruksel, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit.

Është paralajmëruar që ligji për organizimin e kompetencave të organeve të drejtësisë të Serbisë për territorin e Kosovës do të miratohet në Kuvendin e Serbisë brenda 45 ditësh.

Më shumë detaje se si do të zbatohet kjo masë nuk janë dhënë nga asnjë përfaqësues i lartë shtetëror i Serbisë. Nuk dihet pra, se ku do të jenë selitë e atyre institucioneve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it se si do të definohen prokuroria dhe dhomat e veçanta gjyqësore për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.

Efikasiteti i masës, i dyshimtë

Bogolub Millosavleviç, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se ideja është “popullore” në kuptimin që tregon se Serbia kujdeset për qytetarët e saj në Kosovë, të cilët janë të ekspozuar ndaj veprave të rënda kundër sigurisë.

Megjithatë, ai thekson se e gjithë kjo nuk duket të jetë efektive dhe nuk ka shumë kuptim ligjor.

Ai thekson se krijimi i prokurorisë dhe dhomave të veçanta gjyqësore të paralajmëruara nënkupton që ato të mund të gjykojnë në mënyrë efektive personat që janë në juridiksionin e tyre.

“Gjykimi i personave në mungesë nuk është një masë që në të drejtën penale dhe sistemin bashkëkohor të drejtësisë paraqet një zgjidhje të pranueshme”, thotë ai.

Në Serbi ekzistojnë tri prokurori të posaçme dhe tri dhoma gjyqësore për vepra të caktuara penale të një rëndësie të veçantë.

Këto janë krimet e luftës, krimi i organizuar dhe krimi i lartë teknologjik.

“Kur thuhet se po krijohen prokurori dhe dhoma gjyqësore të veçanta, kjo do të thotë që shteti po i kushton vëmendje të veçantë një lloji të caktuar veprash penale”, thotë Millosavleviç.

Cilat mund të jenë pasojat?

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se njoftimi i presidentit serb është për përdorim të brendshëm në Serbi.

Ai konsideron se njoftimi për krijimin e prokurorisë për Kosovën është në kundërshtim me kërkesën tjetër të Vuçiçit – që prokurorët dhe gjyqtarët serbë të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë.

“Për më tepër, një qasje e tillë është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e komunitetit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës”, thekson Miftaraj.

Miftaraj beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejonte një qasje të tillë.

Politologu Ognjen Gogiç vlerëson se masa për krijimin e prokurorisë për Kosovën mund të lidhet me aktakuzën e fundit kundër Millan Radoiçiqit dhe 45 personave të tjerë për rastin Banjska.

Gjithashtu e sheh si një përgjigje ndaj arrestimeve të serbëve në Kosovë, përfshirë ata të dyshuar për krime lufte, duke vlerësuar se tani të dyja palët do t’i përdorin më shumë sistemet e tyre gjyqësore.

Krijimin e prokurorisë së veçantë për Kosovën, Gogiç e sheh si një hap prapa në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Vendosja e kësaj mase do të nënkuptonte që po shkojmë drejt një konfrontimi në vend të një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve”, thotë ai./REL

The post REL: Prokuroria serbe për Kosovën pa “peshë të madhe juridike” appeared first on Lapsi.al.

Kërkesat e Vuçiçit, presidentja Osmani: Vetëm fjalë e retorikë

By: redi
17 September 2024 at 21:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit të mos merren seriozisht pasi, siç tha ajo, ai nuk e do me të vërtetë rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por vetëm dëshiron ta tërheqë vëmendjen e Perëndimit. “Kur Vuçiçi flet për rithikimin e tyre [serbëve në institucione], ai i prezanton ato vetëm si fjalë e retorikë për ta…

Source

Before yesterdayMain stream

DASH: Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë për të ecur përpara

17 September 2024 at 08:25

Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu mes tyre, i ndërmjetësuar nga BE-ja, është “e vetmja rrugë përpara”.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Kosovën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.

Gjatë një adresimi në fund të javës së kaluar, Vuçiç kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.

Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i komentoi kërkesat e Vuçiçit, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha se ato janë antikushtetuese.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit u bëri po ashtu thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të përmbahen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”./REL/

VOA: Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës

14 September 2024 at 19:44

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës. Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri […]

The post VOA: Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Aleksandër Vuçiç shpjegon pse nuk shpalli sot pushtimin e Kosovës

By: D Marku
13 September 2024 at 22:32

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në fjalimin e sotëm se ekspertët ligjorë ishin kundër shpalljes së pushtimit të Kosovës.

“Ne nuk duhet t’u japim atyre statusin e një force të armatosur legale. Ne nuk do t’u japim atyre ligjshmëri dhe legjitimitet sepse ata nuk e kanë atë. Vetë njohja e pushtimit është vepër kriminale”, shpjegoi ai.

Ai pretendoi se policët shqiptarë provokojnë serbët nga kafenetë dhe më pas u nxjerrin atyre distinktivët.

“Ne nuk do ta heqim qafe Kosovën, por do të ndihmojmë popullin tonë dhe të gjitha këto po i bëjmë. Ne nuk duam luftë, ne duam t’i realizojmë të drejtat tona në paqe. Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e barabartë.

Do të hapin urën në Ibër, kjo është dëshmi se ata duan konflikte dhe do të sulmojnë shkollat ​​dhe spitalet, ata do të sulmojnë gjithçka, ne do të mbijetojmë dhe do të bëjmë më shumë për njerëzit tanë, dhe ata nuk do të munden.

Për të na ndalur ata ëndërrojnë për anëtarësimin e tyre dhe e kanë ëndërruar për dhjetëra vjet, ata nuk kanë dashur të flasin seriozisht, vetëm duan të persekutojnë serbët”, u shpreh ai.

The post Aleksandër Vuçiç shpjegon pse nuk shpalli sot pushtimin e Kosovës appeared first on Albeu.com.

❌
❌