Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Musk planifikon të dërgojë pesë anije kozmike në Mars brenda dy viteve

By: So Nila
23 September 2024 at 14:38

Elon Musk, njeriu më i pasur i botës dhe kreu i Space X deklaroi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ai synon që të dërgojë drejt planetit Mars 5 anije kozmike “Starship” pa ekuipazh brenda dy vitesh.

Musk shkroi në platformën e tij X se nëse këto misione rezultojnë një sukses, atëherë brenda 4 vitesh mund të kemi edhe udhëtimin e parë të njeriut drejt planetit Mars me anijet kozmike të kompanisë së tij.

Në parashikimin e tij Elon Musk shkroi se nëse misionet pa ekuipazh nuk rezultojnë të suksesshme, atëherë udhëtimin eksploruese të njerëzve drejt Marsit do të shtyhen me 2 vite te tjera duke nënkuptuar se misioni i parë me ekuipazh drejt këtij planeti mund të ndodh në vitin 2030.

Në muajin qershor të këtij viti, anija kozmike Starship e cila bëri proven e saj të 4-të i mbijetoi një kthimi nga hapësira rreth e qark globit duke arritur që të bëj një ulje të avancuar në Oqeanin Indian.

Premtimet e Elon Musk per të dërguar njerëzit në Mars, vijnë një një kohë që vetë NASA e cila do të përdorte anijen kozmike Starship për të shkuar në Hënë në vitin 2025, e ka shtyrë këtë mision për në shtatorin e vitit  2026.

Njeriu i parë që do të shkonte drejt Marsit me premtimet e Elon Musk ishte një miliarder japonez, i cili në qershor deklaroi se e ka anuluar këtë mision privat për të cilin ai kishte paguar.

Ai anuloi ketë udhëtim drejt planetit Mars nën arsyetimin se kishte paqartësi per zhvillimin e anijes kozmike Starship të prodhuar nga Kompania Space X.

/abcnews.al

❌
❌