Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 September 2024Main stream

Akuzoi ish-partneren se i kishte rrëmbyer vajzën, Fero fiton kujdestarinë e të bijës

By: D Marku
21 September 2024 at 21:44

Fero ia ka dalë të fitojë kujdestarinë e së bijës për 1 vit, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Sipas vendimit, vajza e tij dhe Arbenitës, Nina, mund të qëndrojë gjatë javës me të atin dhe gjatë fundjavës me të ëmën.
Ai konfirmoi lajmin gjatë intervistës së tij në “Nacionale”, ku ndër të tjera u shpreh:

Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po, mua më është besuar vajza, për një vit”.

Fero ka postuar një seri me video në Instagram, ku vogëlushja duket e lumtur teksa luan me lodrat e saj.

Vendimi vjen pas akuzës publike që Fero ka bërë në Instagram dhe në emisionin “Compass”. Ai u shpreh:

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vetë Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres ta shoh vajzën time.

Befasohem se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet.

Dhe më tragjike ka qenë ndodhia e sotme, ku unë e konsideroj se vajza më është rrëmbyer në një lloj mënyre, për shkak se enti social më ka njoftuar se në orën 4:00 të shkoja të merrja vajzën e në momentin që kam shkuar në orën e caktuar, që ata më kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se ç’drejtim ka marrë vajza.

Vetëm më thonë se vajza ka ikur”.

The post Akuzoi ish-partneren se i kishte rrëmbyer vajzën, Fero fiton kujdestarinë e të bijës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Akuzat e Feros për rrëmbimin e vajzës, gjykata nis hetimin ndaj Arbenitës

By: gaze tare
17 September 2024 at 20:01

Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për median ‘Insajder’ se janë duke hetuar ish-bashkëshorten e Feros, Arbenita Ismajlin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sipas Prokurorisë, rasti është marrë në shqyrtim më 16 gusht.

Ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i rast është inicuar me datën 16 Gusht 2024.

Në “Kosova Today”, Fero tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejen e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të.

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Tani erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As prokuroria e as policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejen time. Kur shkova dje ta dorëzoja vajzën në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, unë kërkova prej kësaj qendre të njoftonte prokurorinë ose policinë me iu ndërpre pasaporta e falsifikuar që ajo e posedon mos me dalë vajza ime jashtë vendit sepse i kam dyshimet e mia. Si prokuroria si Qendra për Punë Sociale i thanë asaj që duhet ta lërë pasaportën të marrë vajzën dhe ajo nuk ka pranuar, për arsye se tha duhet të dilte jashtë vendit”

Ai u pyet edhe për dhunën e ushtruar ndaj Arbenitës duke e ndërlidhur me rastin e tanishëm. Fero u përgjigj se ka qëndruar në burg edhe pse nuk kishte faj.

Që një vjet e pesë muaj asnjë dënim nuk e kam, askujt nuk i kam thënë asnjë fjalë të keqe. Në burg isha pa pikë faji. E kam pranuar fajin për të dalë prej burgut”

Ai u pyet edhe për deklaratat e tij për vetëvrasje.

Kam qenë në momente të këqija, shpresoj që asnjëherë të mos biesh në pozitën time”

The post Akuzat e Feros për rrëmbimin e vajzës, gjykata nis hetimin ndaj Arbenitës appeared first on iconstyle.al.

Fero akuza Arbenitës: Falsifikoi pasaportën e vajzës, e nxjerr jashtë vendit pa leje

By: D Marku
17 September 2024 at 17:37

Reperi Fero ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-gruas së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka vajzën Nina. Në emisionin “Kosova today” ai tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejën e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të.

Deklarata e plotë:

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Apet erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As Prokuroria e as Policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejën time”, tha ai.

“Kur shkova dje me e dorëzu vajzën në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, unë kërkova prej kësaj qendre me e njoftu prokurorinë ose policinë me iu ndërpre pasaporta e falsifikume që ajo e posedon mos me dalë vajza ime jashtë vendit sepse i kam dyshimet e mia. Si prokuroria si Qendra për Punë Sociale i thanë asaj që duhet ta lë pasaportën për me e marrë vajzën dhe ajo nuk ka pranuar, për arsye se potencoi se duhet të dilte jashtë vendit”, shtoi mes të tjerash.

The post Fero akuza Arbenitës: Falsifikoi pasaportën e vajzës, e nxjerr jashtë vendit pa leje appeared first on Albeu.com.

Arbenita Ismajli apo motra e saj, cila do të jetë pjesë e “BBVK”?

By: D Marku
14 September 2024 at 13:45

Emri i moderatores Almedina Ismajli është lakuar së fundmi në mediat rozë, duke ngritur spekulime se ajo mund të jetë një nga pjesëmarrëset e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”.

E njohur për rolin e saj në disa programe televizive, Almedina ka krijuar një reputacion të mirë mes publikut shqiptar, por ajo njihet edhe si motra e modeles së famshme, Arbenita Ismajli.

Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Almedina për këto spekulime, diskutimet për përfshirjen e saj në këtë reality show vazhdojnë të qarkullojnë.

Njerëzit janë duke pritur të shohin nëse do të bëhet zyrtare pjesëmarrja e saj, gjë që do t’i shtonte një dinamikë interesante spektaklit.

The post Arbenita Ismajli apo motra e saj, cila do të jetë pjesë e “BBVK”? appeared first on Albeu.com.

❌
❌