Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga qelia

By: V K
23 September 2024 at 13:49

Dritan Dajti, i dënuar me burgim të e përjetshëm për vrasjen e katër policëve në Durrës ka bërë një tjetër përpjekje për lirim nga burgu.

Dajti ka depozituar një kërkesë me anë të avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, vendim me të cilin ai u la në burg përjetë.

Raportohet se Dajti pretendon se vendimi i dhënë është i pavlefshëm, për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.


Më datë 11 qershor të vitit 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë në burg përjetë.

Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024, po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

The post I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga qelia appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

BE anulon gjobën prej 1.5 miliardë eurosh ndaj kompanisë Google

18 September 2024 at 12:50

Një gjykatë e Bashkimit Evropian në Luksemburg ka anuluar një gjobë antitrust prej gati 1.5 miliardë eurosh (1.6 miliardë dollarë) për Google.

Gjyqtarët vendosën se Komisioni Evropian nuk kishte ofruar prova të mjaftueshme që Google kishte abuzuar me pozitën e tij dominuese në reklamat e motorëve të kërkimit me produktin e tij AdSense for Search.

Mosmarrëveshja ligjore kthehet në një ankesë të paraqitur në Zyrën Federale Gjermane të Kartelit në vitin 2010, e cila nxiti një hetim nga Komisioni Evropian.

Në vitin 2019, mbikëqyrësi i konkurrencës me bazë në Bruksel arriti në përfundimin se Google kishte shkelur ligjin e BE-së për konkurrencën dhe vendosi një gjobë prej 1.49 miliardë euro.

Google apeloi në Gjykatën e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për anulimin e dënimit. Vendimi i fundit mund të apelohet ende në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, gjykata më e lartë e BE-së.

❌
❌