Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Studimi/ 39 milionë viktima në botë nga infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve

By: user 6
17 September 2024 at 22:05

Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që duhet t’i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050. Kjo del nga një studim i ri mbi vështirësitë e luftës ndaj “superbaktereve”.

Nga viti 2025 deri në vitin 2050, bota mund të shohë më shumë se 39 milionë vdekje që i atribuohen drejtpërdrejt rezistencës antimikrobike e njohur si AMR. Rezistenca antimikrobike ndodh kur patogjenët, siç janë bakteret dhe kërpudhat që zhvillojnë aftësinë për të shmangur medikamentet e prodhuara për t’i vrarë ato.

OBSH e ka quajtur AMR, një nga kërcënimet kryesore globale për shëndetin publik dhe zhvillimin. Ajo është fuqizuar nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i medikamenteve tek njerëzit, kafshët dhe bimët.

“Ne kemi nevojë për vëmendjen e duhur për antibiotikët e rinj dhe administrimin e antibiotikëve në mënyrë që të mund të adresojmë atë që është me të vërtetë një problem mjaft i madh” – tha një nga studiuesit.

Ata zbuluan se nga viti 1990 deri në vitin 2021, vdekjet nga AMR ranë më shumë se 50% tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, por u rritën më shumë se 80% tek të rriturit 70 vjeç e lart, tendenca që parashikohet të vazhdojnë. ©CNN, LAPSI.al

The post Studimi/ 39 milionë viktima në botë nga infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌