Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

A e dinte që Rama do e largonte nga Ministër i Brendshëm/ Flet për herë të parë Taulant Balla

By: user 6
2 October 2024 at 23:39

Më 28 korrik, kryeministri Edi Rama komunikoi një sërë ndryshimesh të papritura në qeveri. Një prej “surprizave” ishte Taulant Balla që u largua nga detyra si Ministër i Brendshëm për t’u zëvendësuar me Ervin Hoxhën. I ftuar sot në studion e Klan News, ministri për marrëdhëniet me parlamentin u pyet pikërisht për këtë lëvizje “surprizë” të Ramës dhe nëse e ai e dinte përpara se Rama të shpallte lëvizjet. Balla e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë.

“Unë mendoj që gjatë qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm kam bërë gjënë e duhur dhe kam punuar me energjitë e mira maksimale. Tani kam përsipër një detyrë, për shkak të intensitetit me përgjegjësi të madhe për të organizuar forcën më të madhe politike edhe jashtë Shqipërie” – tha Balla.

I pyetur se pse e larguan kur po punonte mirë, Balla e shmangu sërish: “Këtu më thoni që nuk keni kohë kur unë flisja për pensionet dhe pastaj doni të merreni me thashetheme. Ua dhashë përgjigjen. Faleminderit” – e mbylli Balla këtë çështje.

Pakënaqësinë për këtë temë e tregoi edhe kur u pyet për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të policisë së shtetit. “I uroj suksese. S’kam asnjë koment” – tha Balla prerë.

Largimin si drejtues politik i qarkut të Fierit për t’i dhënë detyrën e koordinatorit për diasporën, Balla tha se e sheh me përgjegjësi.

“Ka qenë nder i madh për mua që te jen drejtues politik në 2 nga 3 qarqet më të mëdha të vendit, ku përjashtohet këtu Tirana dhe të kem pasur në këto dy qarqe rezultate tepër të mira për Partinë Socialiste” – tha Balla. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Berisha: SPAK hoqi emrin e Taulant Ballës nga bisedat e SKY ECC

The post A e dinte që Rama do e largonte nga Ministër i Brendshëm/ Flet për herë të parë Taulant Balla appeared first on Lapsi.al.

❌
❌