Kanye West dhe Bianca Censori drejt ndarjes?
Kanye West dhe Bianca Censori thuhet se po shkojnë drejt divorcit pas më pak se dy vitesh martesë.
Sipas TMZ themeluesi i Yeezy dhe Bianca i kanë thënë rrethit të tyre të ngushtë se u ndanë disa javë më parë.
West ka informuar njerëzit e afërt se ai ka në plan të divorcohet nga Censori dhe të jetojë në Tokio, sipas medias.
Ndarja e tyre e supozuar thuhet se e shtyu arkitekten të shkonte në vendlindjen e saj Australi për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë e saj.
Reperi është parë vetëm disa herë në javët e fundit. Ai u fotogeafua duke ndaluar në një restorant xhamajkan në kryeqytetin e Japonisë javën e kaluar.
Kanye shijoi gjithashtu një ngjarje Pro Wrestling Noah në Tokio më 30 shtator. Hera e fundit që ai dhe Censori u fotografuan së bashku në publik ishte një javë para kësaj.
Më 19 shtator, paparacët e kapën çiftin në një supermarket në Tokio me dy nga katër fëmijët që West ndan me gruan e tij të parë, Kim Kardashian. Të nesërmen, dyshja doli për të bërë pazar në të njëjtin kryeqytet.
Për të dyja daljet, Censori kishte veshur veshjet e saj të zakonshme, të cilat West dyshohet se e detyroi t’i vishte.
Vjeshtën e kaluar u raportua se të afërmit e modeles po shprehnin shqetësimin për stilin e saj të diskutueshëm të jetesës me fituesin e Grammy, i cili është cilësuar si “kontrollues”.
The post Kanye West dhe Bianca Censori drejt ndarjes? appeared first on Lapsi.al.