Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

By: user 2
27 September 2024 at 17:04

Muriel Furrer, e rrëzuar mëngjesin e djeshëm gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Cyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Sipas rindërtimeve, Furrer kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas ishte përplasur me një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti.

Lexo më tejTragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

KOMUNIKATA E UCI

Lajmi u përhap menjëherë në Zyrih dhe u konfirmua nga një deklaratë e lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI): “Me pikëllim të madh, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Rrugëve dhe Para-çiklizmit 2024 UCI në Zyrih (Zvicër) mësoi sot lajmin tragjik të vdekjes së çiklistes së re zvicerane Muriel Furrer.

Me vdekjen e Muriel Furrer, komuniteti ndërkombëtar i çiklizmit humbet një çikliste me një të ardhme të ndritur përpara saj. Çiklistja 18-vjeçare ra keq dje, të enjten, 26 shtator, gjatë garës së rrugës për femra dhe pësoi një dëmtim të rëndë në kokë përpara se të transportohej në spital me helikopter në gjendje shumë kritike. Fatkeqësisht Muriel Ferrer humbi jetën sot në Spitalin Universitar të Zyrihut. UCI dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Çiklizmit 2024 i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes, miqve dhe familjes së Muriel Furrer. Familja e Muriel Furrer kërkon që të respektohet privatësia e saj në këtë kohë shumë të dhimbshme”.

The cycling world mourns the loss of Muriel Furrer https://t.co/o623BqxNLU pic.twitter.com/oGngEKBEqR

— UCI_media (@UCI_media) September 27, 2024

The post Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌