Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Danimarka do të investojë rreth 630 milionë dollarë në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës

By: lia rda
29 September 2024 at 17:46

Ministria daneze e Mbrojtjes njoftoi këtë të diel se ka lidhur një marrëveshje me Ukrainën për investime në industrinë e mbrojtjes të vendit me vlerë 628 milionë dollarë.

Marrëveshja për synimet për të vazhduar bashkëpunimin me industrinë e mbrojtjes ukrainase u nënshkrua nga ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, homologu i tij ukrainas Rustem Umerov dhe ministri i Industrisë Strategjike Herman Smetanin.

Sipas deklaratës, fondet daneze do të ndihmojnë armët dhe pajisjet ukrainase për të arritur në front.

Fondet nga asetet e ngrira ruse do të përdoren pjesërisht për këto financa, dhe pjesa tjetër do të sigurohet nga qeveria daneze.

“Kjo forcon aftësinë e Ukrainës për të prodhuar pikërisht armët që i nevojiten”, tha ministri danez./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Koka e Ibrahim Aqil vlente plot 7 milionë dollarë, Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut

By: redi
20 September 2024 at 18:07

Komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil besohet të jetë në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor izraelit në Bejrut. Aqil u vra në sulmin e ndodhur në periferitë jugore të kryeqytetit, që në total shkaktoi 8 viktima dhe la 59 të tjerë të plagosur. Ai u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, “Radwan”, teksa po zhvillonin një takim. Për këdo që do të siguronte…

Source

❌
❌