Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK

By: user 2
18 September 2024 at 14:17

Sali Berisha i ka bërë thirrje gazetarëve që mbulojnë kronikën, që të mos i raportojnë pa i vërtetuar ato që ai i ka quajtur gënjeshtrat e prokurorisë politike në dosjen e privatizimit të klubit Partizani, që e ka vënë atë nën akuzë. Një një konnferencë shtypi ku ai i fliste nga arresti shtëpiak reporterëve që qëndronin në sallën e PS-së, ai tha se respekton çdo qëndrim të shtypit për këtë çështje, edhe ata që janë pro edhe ata që janë kundër tij, por bëri thirrje që gazetarët e ndershëm të mos bien pre e manipulimeve. 

Në fakt kohët e fundit është bërë e natyrshme që gazetarët e afishuar pranë SPAK të raportojnë si të vërteta pretendimet e akuzës, pa i kryqëzuar ato me një nurim tjetër. Berisha bëri apel se ai është i hapur ti përgjigjet çdo pretendimi duke dhënë versionin e tij. “Ju mund ti shkruani zyrës së shtypit në PD, ose mua personalisht me whats app dhe unë jam i gatshëm t’iu përgjigjem për gjithçka”-tha ai.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Prej fundit të dhjetorit, Berisha 79 vjeç, ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideroi si antikushtetues.

©Lapsi.al

The post Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Dosja “Partizani”/ Jamarbër Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha (VIDEO)

By: V K
17 September 2024 at 12:26

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale për të “zbërthyer” dosjen e SPAK për çështjen “Partizani”, që sipas tij, është e mbushur me falsifikime, manipulime dhe mashtrime.

Krahas videos së publikuar, Malltezi shkruan se çdo ditë do të nxjerrë nga një mashtrim për të treguar qartë se nuk është padi, por urdhër politik që ka çuar në fshehje dokumentesh.

Një ndër pikat e dosjes ku është ndalur sot Malltezi, është ndryshimi i zonave sportive në zona banimi.

“Le të shohim një nga sagmat e tjera të mashtrimeve që ka bërë SPAK-u, për shembull lidhur me ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi në 2006. Sipas SPAK, kemi një kontratë pronar-ndërtues, më 22.05.2006 për ndërrimin e këtij destinacioni ku ndërtuesi merr për sipër ndërrimin e destinacionit. Mesa dimë, lejet e ndërtimit i jepte Edi Rama, por megjithatë, thotë se kjo është ndryshuar nga kryetari i KRRT-së, Sali Berisha, gjë që është gënjeshtër në vetëvete sepse kryetari i KRRT-së ka qenë Edi Rama.

Nejse, gjithsesi thotë se më 21.11.2006 kur është mbledhja e KRRT-së, pra në thelb SPAK, shërbëtorët e Edi Ramës thotë se ka një kontratë pronar-dërtues, ku ndërtuesi merr përsipër ndryshimin e destinacionit dhe ky ndryshim destinacioni nga maji është zhvilluar në nëntor, por është shumë interesante, po të kthehmi pak dy javë pas datës pronar-ndërtues do të shohim se në thelb kemi një mbledhje KRRT-je të Edi Ramës që mban numrin 132 me datë 08.06.2006 në të cilën Edi Rama ka ndryshuar disa zona sportive në zona banimi”, thotë Malltezi në denoncimin e tij.

The post Dosja “Partizani”/ Jamarbër Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi në SPAK, i komunikohet akuza

By: V K
12 September 2024 at 10:51

Ndërtuesi Fatmir Bektashi, ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, pasi pritet të njihet me akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Bektashi akuzohet nga SPAK, për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për t`u parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo.

Bektashi akuzohet nga SPAK, se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro, nga ndërtimet në ish-truallin e kompleksit Partizani.

Një ditë më parë më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv.

Po ashtu, edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

The post Dosja “Partizani”/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi në SPAK, i komunikohet akuza appeared first on Albeu.com.

❌
❌