Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Problemet e sistemit arsimor bazë në Shqipëri: Ndani përvojën tuaj

6 September 2024 at 14:50

Në prag të nisjes së vitit shkollor 2024-2025, Faktoje po zhvillon një pyetësor në lidhje me problemet e sistemit arsimor bazë. Ne duam të mësojmë nëpërmjet jush, në lidhje me infrastrukturën në shkolla, mësimin me turne, cilësinë e teksteve shkollore apo edhe mbingarkesën në klasa.

Ju ftojmë të ndani mendimet dhe përvojat tuaja, duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm. Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.

Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të e-mailit: [email protected] apo përmes rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Linkedin.

The post Problemet e sistemit arsimor bazë në Shqipëri: Ndani përvojën tuaj appeared first on Faktoje.al.

❌
❌