Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Edon Zhegrova në sulm: Nuk më përjashtoi trajneri, por FFK-ja

By: admin
26 September 2024 at 19:17

Edon Zhegrova më në fund ka dhënë versionin e tij për përjashtimin nga përfaqësuesja e Kosovës, ngjarje e ndodhur në muajin shtator. Gjatë një konference për shtyp, në funksion të sfidës me Le Havre, futbollisti i Lille ka theksuar se një vendim i tillë është marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe jo nga trajneri i përfaqësueses, Franco Foda.

“U vonova në takim. Mendoj se nuk ishte vendim i trajnerit, por vendim i FFK-së, për atë isha edhe i nervozuar. Ka disa njerëz që nuk më duan dhe thonë fjalë të këqija për mua”.

“E njoh veten, e di sa profesionist jam. Kam lexuar disa lajme, se kam dalë në klube nate, nuk është ashtu sepse nëse dua të shkoj në klub, do ta dinin të gjithë. Nuk kishte foto, të gjitha ishin lajme të rreme”.

“Gjëja më e keqe ishte që trajneri nuk e mori vendimin, por Federata. Nëse vonohesh në takim, trajneri duhet të marrë vendim, jo Federata”.

The post Edon Zhegrova në sulm: Nuk më përjashtoi trajneri, por FFK-ja appeared first on Albeu.com.

Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon në konferncë se çka ndodhi

26 September 2024 at 13:55

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija ishin përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

FFK kishte lëshuar një komunikatë për shtyp ku kishin treguar se përjashtimi ka ndodhur pasi ishte thyer rregullorja e brendshme dhe trajneri Foda kishte marrë vendimin për përjashtimin e tre futbollistëve.

Treshja e futbollistëve nuk ishin në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse ata do të jenë në muajin tetor kur Kosova luan ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Edon Zhegrova më në fund e ka thyer heshtjen, teksa në konferencë për shtyp te Lille ka folur për rastin në fjalë.

Ai u pyet nga gazetarët francezë për përjashtimin, derisa tha se u zemërua pasi ishte Federata që mori vendimin dhe jo trajneri.

Gjithsesi ylli dardan thotë se çështja është zgjidhur dhe tani ecin përpara.

“Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se ishte federata ajo që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist”.

“Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara”, deklaroi sulmuesi kosovar. /Telegrafi/

The post Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon në konferncë se çka ndodhi appeared first on Telegrafi.

“Zhegrova e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt” – gazetari francez e lidh yllin e Lille me klubin mbretëror

18 September 2024 at 23:18

Gazetari Daniel Riolo i RMC Sport në një emision ka thënë se Edon Zhegrova mund të jetë nënshkrimi i mundshëm nga liga franceze për Real Madridin. 

Francezi besonë se ardhja e Kylian Mbappe nga Franca nuk do të jetë e fundit për vitet në vijim, pasi Ligue 1 është atraktive për Real Madridin.  

Në një emision të Radio Montecarlo, Riolo njoftoi për nënshkrimin e mundshëm të yllit të ligës franceze, Edon Zhegrova, për mbretërit e Evropës, shkruan Defensa Central, medium i afërt me Real Madridin. 

Daniel Riolo dhe RMC Sport janë vendosur aktualisht në kryeqytetin e Spanjës dhe ndjekin lajmet rreth Kylian Mbappe, si dhe lëvizjet që mund të bëjë Real Madridi nga ligat kryesore të Evropës.  

“Edon Zhegrova ende nuk është stabil. Në kokën e tij ai e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt. Në kokën e tij ai e sheh veten duke mbërritur në Real Madrid, duke parë Vinicius dhe duke i thënë: Vini, je i sjellshëm, të lutem largohu, rri me fëmijët, më jep vendin tënd”, deklaroi Daniel Riolo në RMC Sport. 

Anësori nga Kosova është një nga lojtarët që është rritur më së shumti në një sezon të Ligue 1 ku në Lille komandon sulmin nga krahu i djathtë dhe ka një profil të një anësori që krijon dhe është emocionues për skuadrën franceze. 

25 vjeçari tani është lidhur me Real Madridin nga Daniel Riolo dhe RMC Sport, ndërsa në të kaluarën ka qenë i lidhur edhe me klube si Milan, Arsenal dhe Manchester United. 

Çmimi i tij llogaritet të jetë afër 25 milionë euro sipas Transfermarkt, ndërsa kontrata e tij përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/  

The post “Zhegrova e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt” – gazetari francez e lidh yllin e Lille me klubin mbretëror appeared first on Telegrafi.

❌
❌