Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”?

By: gaze tare
30 September 2024 at 09:42

Tashmë miqësia mes Efit dhe Mikelës ka marrë fund. Dyshja nuk ndiqen në rrjete sociale dhe u bë kohë pa u parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Mirëpo, disa detaje janë vënë re së fundmi në postimet e Mikelës dhe Efit, gjë që ka ngritur aludime se marrëdhënia mes vajzave mund të jetë prishur për shkak të afrimitetit të Mikelës me Kiarën kohët e fundit, me të cilën Efi nuk ka një marrëdhënie të mire.

Së fundmi, Mikela ka postuar një fotot duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:

“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit.

Nga ana tjetër, hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë së bashku ka qenë në festën e “Gender reveal” të bebit të Mikelës. Disa ditë pas festës, Mikela është takuar me Kiarën dhe ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjaft te afërta ndërsa Mikela e puth Kiarën në faqe.

Pas këtij momenti, Efi dhe Mikela kanë ndaluar ndjekuri njëra-tjetrën nië rrjete sociale. Kjo ka nxitur dyshimet se miqësia me Kiarën, ka bërë që Efi dhe Mikela të mos jenë më mikesha.

The post Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌