❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

ALARM NË ADRIATIK/ Zbulohet anija e dyshimtĂ« pa flamur, dyshohet se po dĂ«rgon eksplozivĂ« drejt Izraelit

By: D Marku
5 October 2024 at 13:49

Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet të mbërrijë në portin e Koprit në Slloveni.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, por pa dhënë informacion për datën e saktë.

Ky informacion, ndonëse i pasaktësuar, është ndër të dhënat e rralla zyrtare për anijen MV Kathrin, e cila që prej datës 21 korrik lundron nga Vietnami drejt Portit të Koprit në Adriatik, i cili, siç tha zyra e Golobit, do të shërbejë si pikë transiti drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), për ngarkesën që transporton anija.

“Porti i Koprit Ă«shtĂ« pika hyrĂ«se nĂ« BE. Kjo do tĂ« thotĂ« se ngarkesa vazhdon rrugĂ«n drejt destinacioneve nĂ« BE”, thuhet nga Zyra e kryeministrit tĂ« SllovenisĂ«.

Nga korriku deri mĂ« 3 tetor, lundrimi i anijes Kathrin, e cila tash e tri ditĂ« po qĂ«ndron nĂ« njĂ« vend nĂ« detin Adriatik, pranĂ« brigjeve tĂ« KroacisĂ« dhe Malit tĂ« Zi, shkaktoi reagime tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« NamibisĂ«, PortugalisĂ«, organizatave dhe aktivistĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«r shkak tĂ« ngarkesĂ«s qĂ« po transporton dhe destinacionit tĂ« mundshĂ«m pĂ«rfundimtar – Izrael.

Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara u bĂ«nĂ« thirrje vendeve tĂ« mos lejojnĂ« hyrjen e anijes nĂ« portet e tyre “duke pasur parasysh rrezikun e qartĂ« se njĂ« ngarkesĂ« e tillĂ« do tĂ« kontribuonte pĂ«r kryerjen e krimeve tĂ« mundshme tĂ« luftĂ«s nĂ« GazĂ«â€.

Këto agjenci nuk shpjeguan pse ngarkesa nuk u dërgua drejtpërdrejt në Izrael ose pse u zgjodhën portet në Adriatik për shkarkim.

NĂ« itinerarin e anijes Kathrin, e cila lundronte nĂ«n flamurin portugez, ishin Namibia, Portugalia, Malta, ndĂ«rkaq nĂ« ueb faqen MarinTraffic pĂ«r monitorimin e trafikut detar – destinacion ishte edhe Porti i Tivarit nĂ« Malin e Zi.

Më 1 tetor, Porti i Tivarit i tha REL-it se nuk ka marrë njoftim për hyrjen e anijes.

Të premten, më 4 tetor, anija qëndronte në Adriatik rreth 75 milje detare ose rreth 140 km nga Porti i Tivarit dhe se dy ditët e fundit lëvizte në një rreth prej disa kilometrash, pa të dhëna të qarta se në çfarë drejtimi do të shkonte.

Në fund të gushtit, Namibia ndaloi ankorimin për Kathrin
Informacionet e para për anijen Kathrin u shfaqën në media në muajin gusht, kur Qeveria e Namibisë ndaloi ankorimin e anijes në portin Walvis Bay (Gjiri Walvis).

MĂ« 27 gusht, media shtetĂ«rore New Era publikoi njĂ« artikull se si Namibia “bllokoi njĂ« anije qĂ« transportonte armĂ« tĂ« destinuara pĂ«r Izraelin” tĂ« ankorohej nĂ« njĂ« port tĂ« kĂ«tij vendi.

Ministrja e Drejtësisë, Yvonne Dausab, u kërkoi autoriteteve të mos lejojnë Kathrin të hyjë në ujërat e Namibisë.

Sipas ministres Dausab, “vendimi Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me qĂ«ndrimin e NamibisĂ« pĂ«r konfliktin e vazhdueshĂ«m izraelito-palestinez, duke reflektuar mbĂ«shtetjen e vendit pĂ«r popullin palestinez dhe thirrjen e tij pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund dhunĂ«s”.

Duke cituar njĂ« hetim policor, ministrja tha se anija “me tĂ« vĂ«rtetĂ« transportonte materiale shpĂ«rthyese tĂ« destinuara pĂ«r Izraelin, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye i Ă«shtĂ« ndaluar hyrja nĂ« ujĂ«rat e NamibisĂ«â€, transmetoi BBC.

Anija Kathrin, e ndërtuar në vitin 2010 në kantierin e anijeve Dongfang në Yueqing, Kinë, është një anije mallrash që mund të transportojë ngarkesë deri në 7.138 ton.

Sipas informacioneve nga policia namibiane, aktualisht është i ngarkuar me 60 kontejnerë trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë me eksploziv heksogen, një prej të cilëve është i destinuar për Izraelin.

REL-i nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin se kujt i drejtohet ngarkesa e anijes Kathrin dhe as si planifikohet shpërndarja e saj e mëtejshme.

Trinitrotolueni dhe heksogeni janë eksplozivët më të përdorur ushtarakë.

Duke u bazuar nĂ« kĂ«to informacione, Kombet e Bashkuara kĂ«rkuan embargo tĂ« armĂ«ve. NĂ« fund tĂ« gushtit, raportuesja speciale e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r territoret palestineze, Francesca Albanese, u bĂ«ri thirrje vendeve qĂ« tĂ« refuzojnĂ« hyrjen e anijes nĂ« portet e tyre, duke pretenduar se kĂ«ta eksplozivĂ« janĂ« “pĂ«rbĂ«rĂ«s kyç nĂ« bombat ajrore dhe raketat qĂ« Izraeli pĂ«rdor kundĂ«r GazĂ«s sĂ« rrethuar”.

A e hoqi ndërkohë anija flamurin e Portugalisë me të cilin lundronte?

Anija Kathrin lundroi nën flamurin e Portugalisë dhe është e regjistruar në Madeira, ndërkaq ajo është në pronësi të kompanisë gjermane Lubeca Marine Germany Gmbh & Co Kg.

Në një bisedë të shkurtër telefonike, kjo kompani i tha REL-it se nuk do që të komentojë asgjë lidhur me anijen Kathrin.

Pasi autoritetet e Portugalisë, sipas agjencisë së lajmeve Lusa, nisën një hetim për rastin e transportimit të lëndëve plasëse, anija Kathrin kërkoi heqjen e flamurit të vendit, që është një vendim i pakthyeshëm, raportojnë mediat shtetërore portugeze, duke cituar një burim zyrtar qeveritar.

“TĂ« premten, mĂ« 27 shtator, pronari i anijes kĂ«rkoi zyrtarisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakthyeshme anulimin e regjistrimit nĂ« Madeira, duke kĂ«rkuar kĂ«shtu heqjen e flamurit portugez”, tha po ai burim.

Media shtetĂ«rore, RTP, raportoi se nisma e kompanisĂ« qĂ« zotĂ«ron anijen erdhi pas njĂ« “kĂ«rkese pĂ«r sqarim” nga Qeveria portugeze.

Në tekst thuhet se anija po transporton lëndë shpërthyese të destinuara për prodhuesit e armëve në Izrael, Poloni dhe Sllovaki.

Mediat portugeze raportuan se një anije pa flamur nuk mund të hyjë në asnjë port, çka mund të sqarojë faktin se pse Kathrin prej ditësh qëndron në vend, me lëvizje minimale në detin Adriatik.

Më herët ishte paralajmëruar se në Portin e Tivarit do të hyjë të enjten, më 3 tetor, nga ku do të vazhdojë për në Kopër të Sllovenisë, i vetmi port slloven ndërkombëtar i mallrave, i cili ka rëndësi kyç për lidhjen e Evropës Qendrore dhe Lindore me Mesdheun.

Informatat jozyrtare nga Administrata Detare e Sllovenisë

Nga Administrata pĂ«r Çështje Detare e SllovenisĂ« i thanĂ« Radios Evropa e LirĂ« se nuk kanĂ« pasur njoftim zyrtar para ardhjes sĂ« anijes Kathrin.

“Kemi informacione jozyrtare tĂ« marra nga agjenti nĂ« anije, pĂ«r planin e mbĂ«rritjes nĂ« Portin e Koprit”, thanĂ« nga ky institucion, pa saktĂ«suar detaje tĂ« tjera.

TĂ« dhĂ«nat jozyrtare pĂ«r heqjen e flamurit portugez nga Kathrin, Administrata pĂ«r Çështje Detare i ndau me organizatĂ«n Amnesty International nĂ« Slloveni, duke thĂ«nĂ« se ende nuk ka pĂ«rfunduar kalimi nga regjistri portugez i anijeve nĂ« regjistrin e njĂ« vendi tjetĂ«r.

ËshtĂ« thĂ«nĂ« se anija do tĂ« mund tĂ« lundrojĂ« nĂ« Portin e Tivarit vetĂ«m pasi tĂ« ketĂ« njĂ« flamur tĂ« ri, ku synon tĂ« shkarkojĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« ngarkesĂ«s, thuhet nĂ« informacionin qĂ« Amnesty International nĂ« LubjanĂ« ndau me REL-in.

“Pas lundrimit nga Porti i Tivarit, ai ka destinacion Portin e Koprit, ku do tĂ« shkarkojĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« ngarkesĂ«s qĂ« destinacion ka PoloninĂ«, ÇekinĂ« dhe SllovakinĂ«â€, thuhet nĂ« emailin qĂ« Administrata pĂ«r Çështje Detare i ka dĂ«rguar Amnesty International.

Ndërkohë, disa media kanë shkruar se në vend se drejt Tivarit, anija do të lundrojë drejt portit kroat të Ploçës.

Nga ky port i thanë Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk kanë konfirmim nëse anija do të ankorohet në Ploçe.

“Si operatorĂ« tĂ« portit, Ă«shtĂ« obligimi ynĂ« qĂ« tĂ« ofrojmĂ« shĂ«rbimet e portit nĂ« pĂ«rputhje me ligjet dhe rregulloret nĂ« fuqi tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KroacisĂ«, gjĂ« qĂ« ne e bĂ«jmĂ« nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« gjitha standardet ligjore dhe tĂ« sigurisĂ«, si dhe me procedurat”, thanĂ« nga ky port.

Nga Porti i Koprit nuk deshĂ«n tĂ« komentojnĂ«, duke thĂ«nĂ« se vendimet pĂ«r hyrjen e anijeve merren nga Administrata pĂ«r Çështjet Detare.

Organizatat bënë thirrje për respektimin e të drejtës ndërkombëtare

Më 1 tetor, Amnesty International u bëri thirrje Malit të Zi dhe Sllovenisë që të parandalojnë ankorimin e anijes në portet e tyre.

“Ngarkesa vdekjeprurĂ«se qĂ« besohet tĂ« jetĂ« nĂ« bordin e MV Kathrin nuk duhet tĂ« arrijĂ« nĂ« Izrael, sepse ekziston njĂ« rrezik i qartĂ« qĂ« njĂ« ngarkesĂ« e tillĂ« do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« kryerjen e krimeve tĂ« luftĂ«s kundĂ«r civilĂ«ve palestinezĂ«â€, u tha nga organizata.

Taja Premk, nga AI-ja sllovene, i tha REL-it se “e drejta ndĂ«rkombĂ«tare humanitare i ndalon tĂ« gjitha shtetet t’i transferojnĂ« armĂ« te palĂ«t nĂ« konflikt tĂ« armatosur, kur ekziston njĂ« rrezik i qartĂ« se kjo do tĂ« kontribuonte nĂ« kryerjen e krimeve tĂ« luftĂ«s ose shkeljeve tĂ« tjera serioze tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare humanitare”.

Premk konfirmoi gjithashtu se ka shumë të panjohura për anijen Kathrin dhe destinacionet përfundimtare të ngarkesës, të cilën po transporton dhe se është shumë e vështirë të arrihet deri tek informacionet zyrtare.

ÇfarĂ« pĂ«rcaktojnĂ« ligjet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tregtinĂ« e armĂ«ve tĂ« vendeve nĂ« konflikt?

Në nivel global, Traktati i Tregtisë së Armëve përcakton standarde të përbashkëta ndërkombëtare për rregullimin e tregtisë së armëve konvencionale, municionit, si dhe pjesëve dhe komponentëve.

As ky traktat dhe as ligji ndërkombëtar nuk ndalojnë transferimet e armëve, si të tilla në një konflikt të armatosur në zhvillim e sipër.

Megjithatë, ato ndalojnë transferime të tilla në rrethana të caktuara, ndërkaq disa shtete përmbahen nga transferimet për palët në konfliktet e armatosura në zhvillim e sipër, si çështje e ligjit ose politikës kombëtare, thuhet në faqen zyrtare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Shteteve nĂ«nshkruese tĂ« Traktatit u ndalohet tĂ« autorizojnĂ« eksportin, importin, transitin, transportimin dhe ndĂ«rmjetĂ«simin e armĂ«ve, municioneve, si dhe pjesĂ«ve dhe komponentĂ«ve nĂ«se e dinĂ« se kĂ«to armĂ« ose objekte do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« kryer krime lufte ose krime tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare”, thuhet nĂ« faqen e KNKK-sĂ«.

PĂ«rveç kĂ«saj, Konventa e GjenevĂ«s ndalon shtetet nĂ«nshkruese tĂ« transferojnĂ« armĂ« tek njĂ« palĂ« nĂ« njĂ« konflikt tĂ« armatosur – pavarĂ«sisht nĂ«se Ă«shtĂ« njĂ« grupim i armatosur shtetĂ«ror apo joshtetĂ«ror – kur ekziston rreziku i qartĂ« se kjo do tĂ« kontribuonte nĂ« shkeljen e sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare humanitare./ REL

The post ALARM NË ADRIATIK/ Zbulohet anija e dyshimtĂ« pa flamur, dyshohet se po dĂ«rgon eksplozivĂ« drejt Izraelit appeared first on Albeu.com.

❌
❌