Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Erla Mëhilli: Pse ndalova postimet e djalit tim në Instagram

By: gaze tare
5 October 2024 at 12:15

Gazetarja Erla Mëhilli, ka ndarë një rrëfim personal emocionues gjatë një interviste në podcastin “Mam” me Orinda Hutën. Gjatë bisedës, Mëhilli zbuloi se pas lindjes së djalit të saj të parë, ajo ishte shumë aktive në postimet në Instagram, por një përvojë e pazakontë e bëri të ndryshonte sjelljen e saj.

Mëhilli tha se sa herë postonte një foto të djalit të saj, ai sëmurej. Kjo përvojë e përsëritur e bëri atë të ndihej keq dhe të krijonte një ndjesi ankthi lidhur me postimet. “Unë më pas u fiksova keq dhe nuk e postova më,” shpjegon ajo, duke treguar sesi këto përvoja ndikuan në vendimin e saj për të ndaluar ndarjen e momenteve personale të djalit në rrjetet sociale.

Ky rrëfim ka prekur shumë ndjekës të saj dhe ka ngjallur diskutime mbi ndikimin që mund të kenë postimet e shpeshta në jetën private të fëmijëve.

A është ky një fenomen që po e përjetojnë shumë prindër?

The post Erla Mëhilli: Pse ndalova postimet e djalit tim në Instagram appeared first on iconstyle.al.

❌
❌