Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Fatmir Mediu rendit arsyet, ja pse duhet të protestojnë sot shqiptarët

7 October 2024 at 14:25

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita. Përmes një deklarate për shtyp, Mediu renditi disa arsye për të cilat qytetarët duhet të bëhen pjesë e protestës. Ai tha se qytetarët duhet të protestojnë për veten, për familjen e tyre dhe për Shqipërinë.

“Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë çdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve. Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhra dhe për interesa okulte klanore. Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave. Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë. Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës. Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë”, theksoi ndër të tjera Mediu.

The post Fatmir Mediu rendit arsyet, ja pse duhet të protestojnë sot shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës/ Fatmir Mediu: Sot shqiptarët të dalin për veten dhe familjet e tyre, ky pushtet po hyn në çdo shtëpi dhe po detyron shqiptarët të braktisin vendin

By: E.K
7 October 2024 at 12:56

Pak orë para protestës së opozitës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë me një mesazh, ku bën thirrje për pjesëmarrje. Në reagimin e tij, Mediu shprehet se sot shqiptaret do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë. Sipas Mediut, ‘ky pushtet po hyn në çdo […]

The post Protesta e opozitës/ Fatmir Mediu: Sot shqiptarët të dalin për veten dhe familjet e tyre, ky pushtet po hyn në çdo shtëpi dhe po detyron shqiptarët të braktisin vendin appeared first on FaxWeb.

Before yesterdayMain stream

Gjykata mbyll debatin për ekspertimin financiar në çështjen e Mediut për Gërdecin

2 October 2024 at 16:29

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, i dha fund të mërkurën më 10 tetor debatit mbi përgjigjet e pesë ekspertëve që kanë hartuar akt-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit, kundrejt rreth 150 pyetjeve të drejtuara nga ish-ministri i Mbrojtjes në cilësinë e të pandehurit dhe përfaqësuesit e tij ligjorë. Gjatë dy seancave të mëparshme […]

The post Gjykata mbyll debatin për ekspertimin financiar në çështjen e Mediut për Gërdecin appeared first on Reporter.al.

Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

11 September 2024 at 18:15

Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës. Megjithë kohën e dhënë në dispozicion, ekspertët nuk arritën […]

The post Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut appeared first on Reporter.al.

❌
❌