Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Një javë pas Von Der Leyen/ Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor

By: user7
21 September 2024 at 08:59

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni i OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

Presidentja von der Leyen u takua të enjten në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe një plan për rritje ekonomike për rajonin. Pas takimit, Von der Leyen shprehu se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një vend në Bashkimin Evropian.

The post Një javë pas Von Der Leyen/ Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Lapsi.al.

❌
❌