Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 September 2024Main stream

Morën para nga rindërtimi për kasollet e lopëve, në pranga 5 zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë

By: user 6
30 September 2024 at 21:25

Prokuroria e Durrësit ka caktuar masat “arrest me burg” për 5 zyrtarë të Bashkisë, Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353 471 090 lekë.

Kërkesa e prokurorisë është miratuar për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

“Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në të paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal” – thuhet në njoftimin e prokurorisë. ©LAPSI.al

The post Morën para nga rindërtimi për kasollet e lopëve, në pranga 5 zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌