Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K
20 September 2024 at 09:35

Sinoptikani i njohur Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, në një lidhje direkte për Klan News, shprehet se gjatë këtyre ditëve pritet që të kemi temperatura të larta që shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Sipas tij, do të kemi vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime dhe rritje temperaturash, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave.

Hakil Osmani:Vendi ynë ditën e sotme mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shpesha, të cilat herë pas here parashikohet të kenë zhvillimet e tyre. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës duke bërë që të kemi edhe mundësira për reshje shiu. Në pjesën Lindore do të kenë më të dukshme, por edhe në Ultësirën Perëndimore do i kemi prezente reshjet në sasira më të pakëta. Në mbrëmje kemi përmirësim gradual të kushteve të motit.

Do të kemi mot të qëndrueshëm në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të pakëta të vranësirave gjatë paradites, pasditja i bën vranësirat disi më të shpeshta duke krijuar mundësira të izoluara dhe të pakëta shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të saj,.

Dita e diel sjell mbizotërim të kthjellimeve. Dielli do të jetë prezent në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të pakëta të vranësirave, gjatë orëve të pasdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat juglindore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit nga dita e sotme do të jenë të larta duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 29 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Regjistrohen në qarkun e Elbasanit, Beratit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Por jo vetëm ditën e sotme do të kemi temperatura të larta. Edhe gjatë fundjavës kemi maksimumet në qytetet e ultësirës perëndimore do të jenë në vlerën 28 apo 29 gradë Celsius në orët e mesditës. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit”.

The post Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Rrebeshe dhe stuhi, parashikimi i motit për fundjavën! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme

14 September 2024 at 07:47
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

By: D Marku
30 August 2024 at 13:23

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kr

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) do të ketë reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

The post Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën appeared first on Albeu.com.

❌
❌