Protesta me flakë e molotov, çfarë gjeti policia para Bashkisë Tiranë
7 October 2024 at 21:38
TIRANË- Burime policore konfirmojnë për ABC News se janë sekuestruar rreth 15 shishe me molotovë në afërsi të bashkisë së Tiranës.
Sipas burimeve, sasia e molotovit ishte e ndara në dy çanta të ndryshme.
Lëndët u gjetën të paplasura pasi i lanë protestuesit në momentin, që efektivët hodhën gaz lotsjellës.
Policia deklaroi se janë dëmtuar 10 efektivë, nga sulmet e protestuesve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta.
/ abcnews.al