Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Manchester City dridhet nga gjyqi: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League

By: user 2
19 September 2024 at 18:43

Në Angli, gjyqi i Manchester City vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në lidhje me akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018. E tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa lajme që filtrojnë duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez. Sipas The Telegraph, nëse do të shpalleshin fajtorë, Citizens jo vetëm që do të rrezikonin rënien nga Premier League, por gjithashtu mund të përjashtoheshin nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Carabao Cup, FA Cup, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Një shembje totale, me pak fjalë, për të cilën nuk ka ende siguri për momentin, por që e bën çështjen gjithnjë e më të mprehtë dhe të ndërlikuar. Për më tepër, klubet e tjera në Premier League dhe më gjerë, po e ndjekin me vëmendje çështjen për të kuptuar çdo lëvizjet e Federatës Angleze dhe UEFA-s.

Lexo më tejAnglia pezull, nis procesi kundër Manchester City: rrezikon rënien nga kategoria

Të interesuara për të caktuar një dënim serioz dhe të rëndë, në rast faji, klubet nuk do të mjaftoheshin me një zbritje të thjeshtë pikësh apo një rënie nga kategoria, por do të donin një dënim shembullor. Gjë që, sipas rregullores, mund të nënkuptojë përjashtim nga të gjitha turnetë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në hijen e Etihad Stadium rreziku është i madh dhe City po dridhet.

The post Manchester City dridhet nga gjyqi: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League appeared first on Lapsi.al.

❌
❌