Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Harris pranon se mban armë: Kam një Glock prej kohësh, sigurisht se kam shtënë me të

8 October 2024 at 14:40

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka deklaruar në 60 Minutes se posedon një revole të tipit Glock, me të cilën ka shtënë disa herë në poligon të qitjes.

“Po kam një Glock, e kam prej kohësh. Vijë nga sfondi i forcave të sigurisë”, i tha Harris gazetarit Bill Whitaker të CBS News.

Ndërkaq kur u pyet nëse ka shtënë ndonjëherë me të, ajo pa hezituar tha: “Po. Natyrisht, që po. Në poligonin e qitjes, natyrisht që kam shtënë”, transmeton Telegrafi.

Harris ka folur vazhdimisht për nevojën e adresimit të dhunës nga armët – dhe ka mbajtur konferencë të përbashkët me presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për të njoftuar përpjekjet për reduktimin e vdekjeve nga armët dhe rrit masat në shitjen e caktuar të armëve.

Harris i ka bërë thirrje Kongresit  që të rivendosë ndalimin e armëve sulmuese (ushtarake). Në të njëjtën kohë, ka kërkuar të moderojë imazhin e saj për armët përpara zgjedhjeve. /Telegrafi/

The post Harris pranon se mban armë: Kam një Glock prej kohësh, sigurisht se kam shtënë me të appeared first on Telegrafi.

“Kam një ‘Glock’ në shtëpi”/ Shokon Kamala Harris: Kam qëlluar me armë në…

8 October 2024 at 14:30

Kamala Harris po përforcon ndjeshëm pozitat e saj në sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA dhe duket se disa pikë i ka fituar edhe me deklaratat e saj pro përdorimit të armëve. Harris së fundmi ka pranuar se di të qëllojë me armë – fjalë për fjalë ka thënë kështu dhe jo në thonjëza – pasi zv/Presidentja rrëfeu se ka armën e regjistruar në emër të saj.

Zv/Presidentja demokrate në një intervistë për “60 Minutes” të CBS zbuloi të hënën se zotëron një armë gjysmë automatike të llojit “Glock”, me të cilën pranoi se ka qëlluar në mënyrë të sigurt në një poligon qitjeje.

“Unë kam një Glock që e mbaj prej disa kohësh”, tha Harris, teksa iu përgjigj një gazetari që e pyeti nëse ajo posedonte armë.

“A ke qëlluar me të?”, e pyeti gazetari. “Sigurisht që po, në poligonin e qitjes”, u përgjigj ajo duke qeshur dhe duke kujtuar të kaluarën e saj si prokurore.

Deri kohët e fundit, Kamala Harris ishte përpjekur të fshihte faktin se zotëronte një armë, duke u rreshtuar me kampin demokrat që tenton të favorizojë rregullore më të forta për përdorimin e tyre. Më pas në mesin e shtatorit, zv/presidentja e zbuloi në një intervistë për Oprah Winfrey se ajo zotëron një armë, pa specifikuar se cilën, dhe u shpreh asokohe se do të qëllonte çdo person që mund të shkelte në banesën e saj.

Me zgjedhjet e 5 nëntorit në prag, një proces që shihet si garë kokë më kokë me rivalin e saj republikan Donald Trump, ajo është detyruar të mbajë tashmë një qëndrim në një vend si SHBA që ka më shumë armë se sa njerëz në qarkullim.

The post “Kam një ‘Glock’ në shtëpi”/ Shokon Kamala Harris: Kam qëlluar me armë në… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌