Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Meta për dënimin e Salianjit: Hakmarrje politike

By: user 8
26 September 2024 at 14:40

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar deputetin e PD Ervin Salianji me 1 vit burg.

Në lidhje me këtë zhvillim, është prononcuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se gjykatat po marrin vendime politike, duke thënë se ndaj Salianjit ka një hakmarrje nga ana e maxhorancës.

“Gjykatat marrin vendime politike. Kjo është hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë deputetë të maxhorancës dhe është përpjekje që ai të mos jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Besoj se është hakmarrje dhe për fitoren e Bashkisë së Kavajës, nga një sistem kriminal drejtësie. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura.” – u shpreh Meta.

The post Meta për dënimin e Salianjit: Hakmarrje politike appeared first on Lapsi.al.

❌
❌