Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm

By: D Marku
1 October 2024 at 14:30

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik tashmë dihet se janë bashkë prej disa muajsh, ku po kalojnë një periudhë të mirë në krahët e njëri-tjetrit.

Ata kanë qenë në vëmendje të mediave e publikut që kur u bë zyrtarizimi i romancës së tyre.

Prindërit e moderatores, politikani Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika, kanë komentuar raportin që kanë me të dhe takimin e parë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se i ka dëgjuar albumet e fundit të artistit ferizajas.

Haziri thekson se për të janë të jashtëzakonshëm dhe se i pëlqejnë se përcjellin mesazhe.

“Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm. Më ka bërë që t’i dëgjoj shumë. Edhe bashkëpunimet, por në veçanti porositë, mesazhet e tij. Rap-i e ka fjalorin e vet, mesazhin e vet, më urban më drejtpërdrejtë. Është pjesë e gjeneratës së vet”, u shpreh ai.

Mika nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me Mozzikun.

The post Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Lotina Haziri uron Mozzikun për ditëlindje: Ty do t’i falja sërish të gjitha

29 September 2024 at 20:28

Ditën e sotme (e diel) rap-artisti i njohur, Mozzik, feston ditëlindjen.

I lindur më 29 shtator të vitit 1995 në Ferizaj, ai ka mbushur plot 29 vite jetë.

Me këtë rast këngëtari mori urime e dedikime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi nga partnerja e tij, Lotina Haziri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Bukuroshja nga Gjilani i ka bërë një urim emocionues duke zgjedhur fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen ma mozi. Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i fal krejt prapë. Të dua”, ka shkruar ajo.

Prezantuesja gjithashtu i ka bashkangjitur fotografi e video nga surpriza e veçantë që i ka bërë.

Të njëjtit vlen të ceket se janë bashkë që disa muaj, ndonëse flirtimet kishin nisur vitë më parë. /Telegrafi/

The post Lotina Haziri uron Mozzikun për ditëlindje: Ty do t’i falja sërish të gjitha appeared first on Telegrafi.

Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën

By: gaze tare
29 September 2024 at 11:24

Reperi i njohur, Mozzik sot feston ditëlindjen.

Epo nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij, Lotina Haziri.

Urime ditëlindjen ma Mozi! Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i falë krejt prap. Të du”, ka shkruar ajo, krahas videove me organizimin e saj për ditëlindjen e reperit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Rikujtojmë që çifti e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe janë më të dashuruar se kurrë!

The post Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën appeared first on iconstyle.al.

❌
❌