Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Horoskopi ditor, e Enjte 19 Shtator 2024

By: gaze tare
19 September 2024 at 07:55

Dashi

Kjo e enjte do të sjellë një sërë të rejash për ju. Megjithatë yjet parashikojnë që me gjasë do të humbni mendjen, pas një dashurie të pamundur. Për gjithë ata që e kanë eksperiencë të dytë, këshillohet që të mos bëjnë për të dytën herë të njëjtin gabim.

Demi

Gjatë kësaj dite ka shumë mundësi që çdo dëshirë e juaja të manifestohet me sjellje provokuese. Tregohuni të kujdesshëm sidomos në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave, planetet parashikojnë marrjen e vendimeve të papritura.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mund të përfshiheni në debate me familjen tuaj, lidhur me çështje ekonomike. Në fushën e ndjenjave, parashikohet një zhgënjim i vogël. Ndërsa në sferën profesionale, duhet të shmangni investimet gjatë kësaj të enjteje.

Gaforrja

Nëse jeni në kërkim të partnerit/es ideale, gjatë kësaj dite mund të nisni një raport me një person të cilin e pëlqeni, dhe që do e ndjeni mjaft afër. Në sferën profesionale, parashikohen përmirësime të ndjeshme! Këshilla për ju është, që të mirëprisni çdo mundësi që do ju ofrohet.

Luani

Gjatë kësaj dite do të jeni me shumë fat në sferën profesionale dhe do të çoni deri në fund një punë shumë të rëndësishme. Ndërsa nëse jeni në kërkim të një angazhimi të ri, do të merrni një përgjigje pozitive. Në fushën e ndjenjave, parashikohen zhvillime pozitive.

Virgjëresha

Një çështje personale do ju përhumbë tërësisht dhe nuk do keni kohë për të menduar për gjëra praktike. Në sferën profesionale, parashikohen luhatje të vazhdueshme humori. Sa i takon fushës së ndjenjave duhet të bëni kujdes të mos përballeni me kritika, si pasojë e sjelljes suaj.

Peshorja

Ndjenjat gjatë kësaj dite rrezikojnë që t’iu përhumbin. Duhet të veproni në momentin e duhur dhe jo në bazë të instinkteve tuaja, sidomos në vendin e punës. Në dashuri, idetë tuaja do të përputhen plotësisht me ato të partnerit/es.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të jeni të përfshirë nga shqetësime lidhur me punën por jo vetëm. Në fushën e ndjenjave do të vendosni ta kaloni mbrëmjen në shtëpi, në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur.

Shigjetari

Duhet të veproni me diplomaci, nëse doni të bëni për vete një person që e keni shumë përzemër. Në sferën profesionale do të keni shumë angazhime, të cilat do ju përhumbin.

Bricjapi

Ndikimet e planetëve gjatë kësaj dite parashikojnë disa vështirësi për të kaluar në sferën profesionale. Një dinakëri me të cilën do të përballeni do bëjë që ta keni të vështirë gjetjen e gjuhës së përbashkët me kolegët, shkruan noa.al. Në sferën profesionale, temperamenti juaj do ju përfshijë në një reagim impulsiv.

Ujori

Gjatë kësaj dite parashikohet një menaxhim i detajuar lidhur me një situatë që ju ka stresuar. Në punë, nuk do të shkëlqeni. Ndërsa në dashuri duhet të bëni më shumë, për të tërhequr partnerin/en.

Peshqit

Kjo e enjte sjell ndryshime të bujshme për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen njohje dhe shkëndija të reja. Pozitive do të jetë dita edhe për çiftet e konsoliduara prej vitesh. Afrimi i festave do ju ndihmojë që të bëni qartësi me veten tuaj.

The post Horoskopi ditor, e Enjte 19 Shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 19 Shtator 2024

By: Oldi
18 September 2024 at 22:57

Dashi Kjo e enjte do të sjellë një sërë të rejash për ju. Megjithatë yjet parashikojnë që me gjasë do të humbni mendjen, pas një dashurie të pamundur. Për gjithë ata që e kanë eksperiencë të dytë, këshillohet që të mos bëjnë për të dytën herë të njëjtin gabim. Demi Gjatë kësaj dite ka shumë […]

The post Horoskopi ditor, 19 Shtator 2024 appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Horoskopi ditor, 18 shtator 2024

By: gaze tare
18 September 2024 at 08:00

Dashi

Më në fund do të keni mundësi të sqaroni disa keqkuptime të vogla, të cilat gjatë ditëve të fundit nuk iu kanë lejuar të punoni siç duhet. Do të arrini të rivendosni harmoninë dhe bashkëpunimin me partnerët tuaj profesional dhe kjo gjë do ju bëjë më të sigurtë në vete dhe në kapacitetin tuaj. Takimet janë mjaft të favorshme.

Demi

Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt, ku do të jeni të përfshirë në situata mjaft komplekse. Megjithatë këshillohet që të mos tregoheni shumë konfliktual, pasi në të kundërt rrezikoni të humbni kohë të vlefshme, të cilën mund ta përdorni për synime të tjera. Horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi të mira për të rritur financat tuaja.

Binjakët

Jeni shumë të lodhur dhe stresuar, por nga ana tjetër sapo keni nisur një rol të rëndësishëm. Përfitoni nga orët e mbrëmjes, për të kaluar më shumë kohë me personat që doni. Këshillohet që të jeni më romantikë.

Gaforrja

Do të jeni shumë të shpërqendruar dhe ëndërrimtarë. Keni marrë një sërë përgjigjesh pozitive në dashuri, të cilat do ju lejojnë që të fantazoni me sytë hapur. Këshillohet vetëm që të mos merrni vendime shumë të nxituara, pa u konsultuar mirë me bashkëpunëtorët tuaj. Një klimë harmonike në punë, premton rezultate të mëdha.

Luani

Gjatë këtyre ditëve duhet të mundoheni që të jeni më të komunikueshëm në vendin e punës, pasi parashikohen mundësi të reja interesante për karrierën tuaj. Mund të zbuloni se keni interesa të përbashkëta me një bashkëpunëtorin tuaj, gjë që premton shumë.

Virgjëresha

Kjo e mërkurë premton mundësi të shumta sa i takon dashurisë. Ky është momenti për të zyrtarizuar një lidhje dhe për të nisur të planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Nga pikëpamja profesionale ka disa vendime që duhen marrë seriozisht dhe me profesionalizëm, ndaj mos jini të shpërqendruar.

Peshorja

Parashikohet një javë e cila ju fton që të jeni shumë më strategjik dhe të kujdesshëm në mënyrën tuaj të të vepruarit në punë. Dikush nuk do hezitojë që t’iu vendosë shkopinj nën rrota, ndaj bëjini sytë katër. Mos u dekurajoni, pasi intuita e mirë nuk do ju lërë në baltë.

Akrepi

Zgjuarsia dhe intuita juaj do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme të papritura në vendin e punës. Tashmë do të jeni më karizmatikë dhe bindës dhe për këtë arsye askush nuk do guxojë që të pengojë projektet tuaja. Mundohuni vetëm që të jeni më të gatshëm dhe pranishëm për familjen dhe partnerin/en.

Shigjetari

Mundohuni që të shmangni në maksimum zhgënjimet, pasi mund të bëheni agresiv ndaj miqve, të afërmve ose partnerit/es. Ky nuk është momenti më i mirë për të marrë rreziqe përsipër nga pikëpamja profesionale. Mundohuni që të ruani një profil të ulët dhe të çoni deri në fund ato projekte që i cilësoni vërtet të rëndësishme.

Bricjapi

Kjo e mërkurë do ju gjejë tejet të stresuar dhe gjithçka, për shkak se nuk do arrini të ruani një klimë harmonie dhe dialogu me kolegët tuaj. Do të jeni shumë kokëfortë dhe për këtë arsye shpesh do të krijohen keqkuptime. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Ujori

Në këtë periudhë do të keni mundësi që të bëni takime të reja dhe udhëtime romantike, të cilat do ju lejojnë që të rizgjoni ndjenjat. Horoskopi i kësaj dite ju fton që në vendin e punës të jeni më të pavarur dhe të përfitoni nga pozicioni që keni.

Peshqit

Duhet të shmangni në maksimum blerjet, pasi gjatë kësaj dite parashikohen zhvillime të cilat do ju tensionojnë. Nga pikëpamja profesionale ka zhvillime të rëndësishme të cilat duhen trajtuar me kujdes. Duhet të jeni të vëmendshëm në çdo detaj, në mënyrë që t’ia dilni.

The post Horoskopi ditor, 18 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 17 shtator 2024

By: gaze tare
17 September 2024 at 07:56

Dashi
Bëhuni gati të shkëlqeni sot! Aftësia juaj për të magjepsur e surprizuar të tjerët po bëhet shumë e fuqishme. Shfrytëzoni ditën sot për për të shprehur ndjenjat. Nuk jeni më protagonistë të ngjarjeve të ditës, ju duhet të respektoni rutinën! Pika e dobët miqësia e pasinqertë, çelësi i suksesit: distancimi.

Demi
Ju dema po tregoheni tolerantë me miqtë dhe të afërmit. Një person konfliktual po përpiqet të trazojë ujërat në çështjet profesionale, edhe mund t’ju sfidojë. Të qenurit të shpërndarë ju ka larguar nga problemet që ishin pengesë më parë. Uleni pak ritmin e debateve dhe konkludoni me qetësi për rivalët tuaj. Pika e dobët është papjekuria e mendimit, çelësi i suksesit; rastësia.

Binjakët
Ju duhet të reflektoni ndaj partnerit që po ndeshet vetëm me indiferentizmin tuaj. Lojërat e fjalëve po ju lodhin, ndaj vërini pikën raporteve me persona që u mungon gjuha e mirëkuptimit. Pika e dobët; qetësia, çelësi i suksesit; fleksibiliteti.

Gaforrja
Të dashura gaforre, shmangni shenjat që deformojnë arritjet tuaja plot sakrifica. Yjet ju kanë fokusuar dhe premtojnë një mbarëvajtje për të gjithë ditën. Dashuria është në pozita të mira, ndërsa sfera profesionale ka nevojë për përkushtim. Është koha të shijoni frytet e intrigave që keni sajuar më parë, por kujdes se mund të bini vetë kurth. Pika e dobët është pabesia, çelës i suksesit; shkathtësia.

Luani
Luanët kërkojnë një periudhë pauze për të mbledhur energjitë. E kundërta ndodh në dashuri ku planet po shkojnë shkëlqyeshëm. Në punë mos u ngatërroni me problemet e të tjerëve, por shijoni qetësinë tuaj. Pika e dobët është nervozizmi, çelësi i suksesit; mania për përsosmëri.

Virgjëresha
Ju nuk po dini të ndaloni drejt suksesit. Problem është pak mungesa e vullnetit për t’i çuar punët deri në fund. Në shtëpi është krijuar një atmosferë e ngrohtë falë aftësisë suaj për të ruajtur ekuilibrat. Yjet ju këshillojnë të mos bëni shpenzime, çelësi i suksesit; besimi tek vetja.

Peshorja
E kaluara ju thërret drejt momenteve që ju keni shkëlqyer. Mos shpresoni të jeni si më parë, kurrë nuk është vonë të riformatoni veten. Miqtë ju mbështesin, ndërsa kolegët kanë zbutur tonet. Merreni si një fillim të ri romancën dhe mos u stepni para personit që pëlqeni. Pika e dobët; melankolia, çelësi i suksesit; financat në rritje.

Akrepi
Hidheni grepin larg e mos prisni çfarë t’ju sjellë deti. Këngët e dashurisë nuk jua prekin më zemrën, ndërsa ju duhet të përdorni gjithë sharmin tuaj për të rifituar zemrën e partnerit. Pika e dobët është inati i brendshëm, çelësi i suksesit; inteligjenca.

Shigjetari
Kur jeni të bindur për diçka, një projekt, një iniciativë, një objektiv, entuziazmi juaj është aq magjepsës, sa është praktikisht e pamundur të mos bësh tifo për ju. Ka megjithatë nga ata njerëz që nuk po ju njohin më, sepse këto kohë duket sikur jeni tërhequr. Pika e dobët është lakmia, çelësi i suksesit; dëshira për të bërë mirë.

Bricjapi
Flisni qartë me ata që ju kërkojnë favore. Dita është në favorin tuaj. Loja me kujtimet dhe imagjinatën ju ka rënë keq në kokë dhe nuk po ju hyn në sy nevoja për të ardhur me këmbë në tokë. Pika e dobët është disfavori astral, çelësi i suksesit; fjalët e ëmbla.

Ujori
Të dashur ujorë jeni me fat. Lehtësira financiare, udhëtime dhe takime të ngrohta ju presin. Mos u ngutni të jeni të parët, se jeni natyralisht. Pika e dobët është humbja e besueshërisë tek të tjerët, çelësi i suksesit; buzëqeshja.

Peshqit
Kjo është dita juaj me fat. Energjia juaj është e adhurueshme. Angazhimi intelektual do ju nxjerrë në bregun tjetër. Jepni më shumë seç pritet dhe do jeni të kërkuar në rrethin tuaj. Pika e dobët është zhurma që bëni për asgjë, çelësi i suksesit; shija e hollë estetike.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 17 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e diel, 15 shtator 2024

By: gaze tare
15 September 2024 at 07:57

Dashi
Hëna në aspektin e shkëlqyer ju ndihmon në marrëdhëniet e dashurisë dhe ju lejon të përjetoni emocione të forta. Është koha për të hequr dorë dhe për të shijuar intensitetin e ndjenjave. Në punë do të ishte më mirë t’i kontrolloni gjërat përpara se t’i kritikoni.

Demi
Në dashuri është një moment i rëndësishëm për të sqaruar gjithçka që nuk funksionon në çift. Merrni kohë për të biseduar me partnerin tuaj dhe për të zgjidhur çdo keqkuptim. Në punë nuk ndiheni shumë të kënaqur, por filloni të mendoni se si ta rifitoni atë shkëndijë që ju motivon.

Binjakët
Në dashuri është një periudhë kaosi dhe debatesh, ndaj bëni kujdes, përpiquni të mos e përkeqësoni situatën me reagime impulsive. Në punë, është më mirë të jeni diplomatik sesa instinktiv, merrni vendime me qetësi dhe vlerësoni çdo lëvizje.

Gaforrja
Në dashuri, ka ardhur koha për ta jetuar marrëdhënien në rrezet e diellit, pa u fshehur. Përfitoni nga kjo fazë pozitive për të forcuar lidhjen me partnerin tuaj. Në punë po vijnë lajme të mira që mund të hapin mundësi të reja.

Luani
Më mirë të mos përballeni me probleme me partnerin, dita mund të jetë shumë e tensionuar. Në punë keni filluar të shihni disa rezultate pas kaq shumë përpjekjesh, ndaj qëndroni stoik dhe do të korrni frytet e përpjekjeve tuaja.

Virgjëresha
Hëna ju lejon të përjetoni emocionet në maksimum, duke ju dhënë një ditë plot kënaqësi në dashuri. Në punë, kushtojini vëmendje financave, monitoroni me kujdes shpenzimet dhe vlerësoni me kujdes çdo investim.

Peshorja
Ditë e bukur për dashurinë, me mundësi për takime të reja dhe interesante. Nëse jeni beqar, mbajini sytë hapur. Në punë vijnë projekte të reja për të vlerësuar, është një kohë e mirë për të zgjeruar horizontet tuaja.

Akrepi
Mund të prekeni veçanërisht nga distanca nga partneri, ndaj përpiquni të mos bini në mendime negative. Në punë, shikoni përpara dhe jo të shkuarën, ka ende shumë objektiva për t’u arritur dhe mundësi për t’u kapur.

Shigjetari
Nuk jeni plotësisht të kënaqur me sferën tuaj të punës, por ka ardhur një moment i mirë për të rikuperuar energjinë dhe fitimet tuaja. Trajtojeni veten me një pushim rigjenerues për t’u rikthyer më i fortë dhe më i motivuar.

Bricjapi
Nëse kohët e fundit i keni dhënë fund një lidhjeje, mund të filloni ta shikoni të ardhmen me qetësi më të madhe. Në punë, nëse nuk jeni të kënaqur me atë që bëni, filloni të shikoni përreth, është koha e duhur për të vlerësuar mundësitë e reja.

Ujori
Në dashuri, ka nga ata që ndihen të larguar nga partneri i tyre dhe kjo mund të shkaktojë shqetësime. Mundohuni të kapërceni distancën me dialog. Në punë është një periudhë ideale për të bërë plane për të ardhmen e afërt, planifikoni me kujdes.

Peshqit
Përdoreni këtë ditë për të sqaruar gjërat me partnerin tuaj, një bisedë e hapur mund të forcojë marrëdhënien. Në punë mund të ketë ndryshime, qëndroni fleksibël dhe gati për t’u përshtatur.

The post Horoskopi ditor, e diel, 15 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌