Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Vrasjet e “21 Janarit”/ Artan Hoxha flet për përmbajtjen e kasetës: Jepet urdhër, ‘kur të them unë, do qëlloni në mish’

8 October 2024 at 14:36

Artan Hoxha ka folur në “Shqipëria Live” në lidhje me “21 Janarin” dhe dorëzimin e kasetës me audioregjistrim në SPAK. Ai ka folur për përmbajtjen që ka kaseta, dhe sipas tij për urdhrin që është dhënë për të qëlluar me armë ndaj protestuesve.

“Vrasjet nuk erdhën nga policia, materiali tregon cili është instruktazhi që jep drejtuesi i Gardës, që vjen me shkallëzim, ata kanë qenë të instruktuar më parë.

Në momentin kur thotë “bëni armët gati kur t’u them unë do qëlloni në mish”, po të kishte zgjatur dhe 10 sekonda të tjera do ishte bërë kasaphanë. Dhe kaq sa janë vrarë ka qenë dhe kjo me fat, se mund të ishin vrarë dhe 13 të tjerë që kanë qenë të plagosur rëndë. Zjarri është hapur në një gjerësi për të krijuar një kordon sigurie. Nuk e kuptoj pse duhej hapur zjarr në atë momentin, kur protesta ishte në shuarje, protestuesit kishin nisur të largohen.

Kishte shumë elementë që dëshmonin se protesta ishte drejt rënies së intensitetit të saj. Në momentin kur i jepet urdhri ‘qëllo’ komandantit të njësisë speciale, para urdhrit komandanti i Gardës thotë ‘bëni armët gati dhe kur të them unë do qëlloni në mish’, dhe i thotë ‘ky është urdhër’. Për 7 sekonda dëgjohen breshëritë MP5, 8 të shtëna, dhe pastaj jep urdhër ‘ndaloni’ dhe me gjakftohtësi nuk flitet fare për pasoja, dhe kërkron municion shtesë sepse e kanë konsumuar.

Pse Berisha është përgjegjës? Sepse pas ngjarjes doli dhe tha ‘vrasjet janë bërë nga opozita, Garda nuk përdor armë të tilla’. Mjekët e spitalit të Traumës që dolën menjëherë, thanë që vrasjet janë bërë nga afër dhe me armë që nuk i ka policia… ç’punë kishin mjekët?”, u shpreh ndër të tjera gazetari.

The post Vrasjet e “21 Janarit”/ Artan Hoxha flet për përmbajtjen e kasetës: Jepet urdhër, ‘kur të them unë, do qëlloni në mish’ appeared first on Sot News | Lajme.

Kaseta e 21 Janarit, në SPAK/ Artan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’: Serveri para se të fshihej, është kopjuar

8 October 2024 at 14:19

Gazetari Artan Hoxha foli për kasetën e fshehtë që dorëzoi në SPAK. Hoxha bëri deklaratën e fortë, ku tha se serveri para se të fshihej është kopjuar. Në lidhje me vrasjet e katër protestuese të 21 janarit, ai tha se nuk janë kryer nga pakujdesia, ndërsa shtoi se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është e drejtë.

“Është një audio regjistrim një person që ka pasur akses në komunikimin e kanalit të sigurt, të drejtuesve të lartë të Gardës. Ata kishin një kanal të veçante që komunikonin, një person ka pasur akses dhe ka regjistruar atë. Janë regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna.

Garda e Republikës… edhe dje që ishte protesta kanë komunikuar në radio. Kjo për të verifikuar nëse urdhrat kanë qenë në përputhje me ligjin. Ndaj dhe Kryeministria u mbush dje me kamera. U lyen dhe shtyllat me graso, se protestuesit ngjiteshin atje dhe i hiqnin.

Serverat e 21 janarit u fshinë. Ata e panë, bënë një kopje dhe e fshinë. Serveri i Gardës u tha se nuk filmonte. Kjo është një masë sigurie. Thuhet se vrasjet janë kryer nga pakujdesia. Kur ka qëlluar komandanti i Gardës, kur ka qëlluar shefi i shtabit, që janë të stërvitur… kjo do të thotë që nuk kanë qenë vrasje nga pakujdesia. Vrasjet nuk janë nga pakujdesia, vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është i duhuri”, u shpreh Hoxha.

The post Kaseta e 21 Janarit, në SPAK/ Artan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’: Serveri para se të fshihej, është kopjuar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌