Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Xhaferri-Ministrit Hoxha: Krimi nuk ka frikë policinë dhe ligjin

By: user7
23 September 2024 at 11:06

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Në seancën e sotme po raporton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri u shpreh se krimi nuk ka më frikë as policinë e shtetit dhe as ligjin. Nga ana tjetër, ministri Hoxha tha se nuk ishte i kënaqur me rezultatet e deritansihme të policisë por, sipas tij, kjo do të përmirësohet në vazhdim.

DISKUTIMI

Ferdinand Xhaferri: Në një seancë maratonë kaluam ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë seancë i kërkuam ministrit të atëhershëm, zotit Balla dhe problemet e vitit të kaluar gjatë sezonit veror, të merreshin masa e të mos përsëriteshin më. Krimi nuk ka frikë policinë, ekzekuton në Tiranë e Shkodër, sepse nuk e ka frikë ligjin. Vetëm në gusht kemi 12 viktima.

Ervin Hoxha: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale. Kam 50 ditë në detyrë. Rendi e siguria në vend në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vende e BE. Shqipëria edhe këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve. E vërtetë që në gusht kishim një rritje të vrasjeve në krahasim me muajt e tjetër, por në statistikat e 8 mujorit, jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar.

The post Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Xhaferri-Ministrit Hoxha: Krimi nuk ka frikë policinë dhe ligjin appeared first on Lapsi.al.

❌
❌