Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Lebron, në parket me të birin/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan

By: xhir jeta
7 October 2024 at 12:55

Këto kohë luante vetën për këtë qëllim. Lebron Xhejms e kishte ëndërr të ishte në parket duke pasur të birin në krah, dhe kjo gjë krejt e veçantë më në fund ndodhi.

“Mbreti I basketbollit” doli në fushë me fanelën e Lejkërsave në sfidën përgatitore ndaj Feniksit, ndërsa me të njëjtën bluzë ishte edhe djali I tij, Broni.

Babai mbush 40 vjeç në fund të dhjetorit, ndërsa Broni ka tani vetëm 20 vjeç.

Një diferencë 20-vjeçare, një diferencë brezash, por kjo nuk e pengoi legjendën e koshit që ta realizonte ëndrrën.

E vërteta është që Broni luajti pak, ndërsa gjatë verës ka pasur kritika se ai nuk e meriton të jetë tek Lejkërsat, dhe se kjo ndodh vetëm sepse e dëshiron Xhejmsi.

Në përballjen e humbur 114-118 ndaj Feniks Sansëve, Broni pati vetëm dy pikë, pa topa në tabela e pa asiste, ndërsa ishte në fushë për 13 minuta.

Lebron Xhejms luajti pak më shumë, 16 minuta, duke shënuar 19 pikë, e duke shtuar 4 asistë dhe 5 topa në tabela.

Pritet që babë e bir të jenë këtë sezon së bashku në NBA, me Lejkërsat, e ndoshta pas kësaj kampioni I madh të mbyllë karrierën e tij të lavdishme./abcnews.al

 

❌
❌