Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Leonardo DiCaprio mohon lidhjet me skandalin e “Diddy”

By: user 10
25 September 2024 at 18:23

Leonardo DiCaprio ka mohuar se ka qenë në festat e Sean “Diddy” Combs , pas publikimit të fotove duke festuar me reperin e arrestuar për trafik seksual.

Një zëdhënës i aktorit  tha për  Daily Mail se “ai prej vitesh nuk ka pasur lidhje me Diddy”. Zhvillimi vjen pas publikimit të fotove të festave ku Leonardo shihet me Diddy në një event të vitit 1998 në New York, ku të gjithë janë të veshur me të bardha.

“Leonardo DiCaprio nuk ka të bëjë fare me akuzat. Ai ka qenë në festat e tij në vitet 2000, siç bënin të gjithë, por aty nuk kishte abuzime”.

“Kjo ishte në fillim të karrierës së tij dhe më pas u largua prej tyre. Nuk duhet supozuar se ai është pjesë e trafikut njerëzor apo abuzimeve vetëm prej disa fotove të zbehta kur ishte 20 vjeç. Leo është i fokusuar në karrierën dhe marrëdhënien e tij dhe nuk po mendon aspak për çështjen federale të Diddy, me të cilën ai nuk ka të bëjë fare”.

Por Leonardo është fotografuar gjithashtu përkrah Diddy në konventën e partisë demokrate amerikane në 2004 dhe më pas përsëri  në ditëlindjen e 50-të të Diddy në 2019.

The post Leonardo DiCaprio mohon lidhjet me skandalin e “Diddy” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌