Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey

By: user 10
22 September 2024 at 11:05

Mariah Carey është rikthyer në skenë pas ndarjes nga jeta së nënës dhe motrës së saj.

Këngëtarja performoi të gjitha këngët e saj hit në Allianz Parque në São Paulo, Brazil, më 20 shtator.  Kjo performancë vjen pasi Mariah u kthye në mediat sociale më 8 shtator për të njoftuar se ishte “rikthyer në punë” dhe do performonte në Kinë dhe Brazil.

Ajo shkroi në video: “U ktheva në punë. Kam  kaluar disa javë të vështira, por e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe mezi pres të shoh fansat e mi në Kinë dhe Brazil. Të dua!”

Këngëtarja e We Belong Together performoi në Kinë më 15 dhe 16 shtator. Ajo ka një tjetër shfaqje në Brazil më 21 shtator dhe është gjithashtu e vendosur të kryesojë festivalin vjetor të njohur të vendit Rock in Rio për të festuar 40 vjetorin e tij më 22 shtator.

Ndërsa Mariah i është rikthyer performancës, muajin e kaluar në fund të gushtit nëna e saj Patricia dhe motra Alison u ndanë nga jeta  në të njëjtën ditë. Lajmin tragjik ajo e e bëri  të ditur për PEOPLE me një deklaratë.

Fituesja 55-vjeçare e Grammy-t shkroi: “Zemra ime është thyer që kam humbur nënën dhe motrën time fundjavën e kaluar. Ndihem e bekuar që  kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se të vdiste, vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin për privatësinë time gjatë kësaj kohe .”

 

The post Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey

By: gaze tare
21 September 2024 at 18:09

Mariah Carey ka bërë daljen e saj të parë tre javë pasi nëna dhe motra e saj humbën jetën në të njëjtën ditë muajin e kaluar. Ikona 55-vjeçare, e cila kohët e fundit tha se po kthehej në punë pas ‘disa javësh të vështira’, rrezatoi pozitivitet teksa performoi hitet e saj më të mëdha në Allianz Parque në Sao Paulo, Brazil.

E veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm me një të çarë të guximshme deri në kofshë, këngëtarja legjendare shkëlqeu në skenë, shkruan DailyMail.

The post Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey appeared first on iconstyle.al.

❌
❌