Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Protestuesit largohen nga kryeministria, turma i afrohet Partisë Socialiste

By: user 4
7 October 2024 at 19:26

Pak minuta kanë qëndruar protestuesit e opozitës përballë kryeministrisë, ku ishin vendosur qindra forca policie. Pas një përplasjeje të lehtë me policët, ku janë hedhur disa molotovë, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të paqartë, por duke paralizuar totalisht trafikun në zonën e Shallvareve. Drejtuesit e Partisë Demokratike janë drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ndërsa mijëra vetë i ndjekin nga pas duke bllokuar unazën dhe rrugën tek kompleksi Tajvan.

The post Protestuesit largohen nga kryeministria, turma i afrohet Partisë Socialiste appeared first on Lapsi.al.

Nis protesta e zjarrit, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës?

7 October 2024 at 18:19

Opozita proteston sot në orën 18.00 para Kryeministrisë, një tubim i paralajmëruar të jetë ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD janë mbledhur në oborrin e selisë blu dhe më pas pritet që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e sotme nuk pritet të ketë fjalime, ndërsa skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.

Ora 18:15 – Disa qindra qytetarë janë mbledhur edhe në Sheshin Skënderbej, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar godinën e Bashkisë së Tiranës, e cila ka qenë në shënjestër të disa protestave të opozitës përgjatë muajve të fundit.

Ora 18:00 – Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita. Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta.

Është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore. Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.

The post Nis protesta e zjarrit, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës? appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌