Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Moti i keq mbërrin edhe në jug të vendit, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës

By: V K
9 September 2024 at 22:09

Pasditen e sotme, një stuhi e fortë ka goditur një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke shkaktuar probleme të shumta edhe në qytetin e Vlorës.

Shiu dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi të mëdha, sidomos në zonat rurale dhe ato afër pyjeve.

Sipas raportimeve të fundit, një pishë e madhe ka rënë në pyllin e Sodës, duke bllokuar njërin sens të një rruge kryesore.

Fatmirësisht, rrëzimi i pishës ka ndodhur në një moment kur trafiku ishte i lehtë, duke shmangur kështu ndonjë aksident të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, janë angazhuar menjëherë për të pastruar rrugën. Ata kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur operacionin për të hequr pemën nga rruga, duke e prerë atë në pjesë për të mundësuar rikthimin e qarkullimit normal.

The post Moti i keq mbërrin edhe në jug të vendit, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës appeared first on Albeu.com.

Fredi Beleri kërkon lirimin me kusht, momenti kur mbërrin në gjykatë

By: V K
2 September 2024 at 10:21

Ditën e sotme, Fredi Beleri, është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për të kërkuar lirimin me kusht.

Tre seancat e mëparshme, kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, teksa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi, dhe prokurorja Oljana Gjergjefi do të përfaqësojë akuzën.

Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.

Beleri po vuan një dënim me burg, i dënuar për korrupsion zgjedhor, teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë.

The post Fredi Beleri kërkon lirimin me kusht, momenti kur mbërrin në gjykatë appeared first on Albeu.com.

❌
❌