Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Zbulohet dashuria e Mbretëreshës Elizabeth për UFO-t

By: gaze tare
2 October 2024 at 21:13

Familja mbretërore thuhet se është e magjepsur nga UFO-t, përfshirë Mbretëreshën Elizabeth dhe në një dokumentar të ri kjo temë u thellua më tej.

E publikuar në Amazon Prime, thuhet se monarkja e ndjerë ishte aq e etur për aktivitete paranormale saqë ajo dërgoi këshilltarët e saj për të zbuluar të vërtetën rreth një prej formacioneve të rrethit të të korrave në Angli në mes të natës. Dokumentari gjithashtu tregoi se bashkëshorti i saj i ndjerë, Princi Philip ishte i interesuar për këtë temë pasi të dy kërkonin përgjigje për këto paraqitje të çuditshme.

Colin Andrews, një studiues i rrethit të të korrave, i tha drejtorit, Mark Christopher, se ai po hetonte një nga këto dukuri në Wiltshire me një ekip japonezësh.

Gjatë kërkimit të tyre, ai tha se kuptoi se Mbretëresha ishte e prirur të dinte se çfarë po ndodhte, dhe për këtë, këshilltari i saj kryesor shkencor u shfaq aty.

Në një rast tjetër, ish-detektivi i CID John Hanson tha se incidenti i Rendelsham në vitin 1980 magjepsi çiftin e ndjerë mbretëror, pasi një ulje e supozuar e UFO-ve ndodhi në fshatin Suffolk.

Mark tha: “Ajo që doja të tregoja në këtë film është se sa pasionantë dhe seriozë ishin anëtarët e familjes mbretërore për temën e UFO-ve. Ata duhej ta mbanin këtë më së shumti sekret për shkak të talljeve të mundshme, por nëse njerëz të tillë të lartë, të ekuilibruar, i merrnin seriozisht, pse të mos mundemi ne?”.

The post Zbulohet dashuria e Mbretëreshës Elizabeth për UFO-t appeared first on iconstyle.al.

Boris Johnson zbulon të vertetën e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, ja me cilën sëmundje u diagnostikua

By: lia rda
2 October 2024 at 12:02

Mbretëresha Elizabeth “u nda nga jeta” më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare nga shkaqe natyrore , siç thuhet në një deklaratë të pallatit. Dy vjet pas vdekjes së saj, Boris Johnson po përgatitet të nxjerrë librin e tij të ri, në faqet e të cilit i referohet Mbretëreshës Elizabeth dhe viteve të fundit të jetës së saj.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar zbulon në librin e tij të kujtimeve, “Uleashed”, se monarkia e Britanisë u diagnostikua me një formë të kancerit të kockave, të cilin ajo e kishte mbajtur sekret. Kjo është hera e parë që një person në skenën politike i referohet shkakut të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, duke bërë një zbulim të rëndësishëm.

Dihet gjerësisht se të dhënat personale të familjes mbretërore mbahen të vulosura fort dhe ndalohet rrjedhja e informacioneve që lidhen me anëtarët e pallatit. Ndërsa Mbretëresha Elizabeth ishte gjallë, nuk kishte asnjë raport publik për një problem shëndetësor, kështu që ky pranim nga Boris Johnson e kthen valën.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka pasur takime private me Mbretëreshën Elizabeth për shkak të pozicioneve të tyre dhe kështu ka ditur disa informacione personale për shëndetin e saj. Duke përshkruar imazhin e saj në takimin e tyre të fundit, Boris Johnson shkroi: “Ajo dukej e zbehtë dhe e përkulur, duart dhe kyçet e saj ishin të mavijosur, ndoshta nga injeksionet”./abcnews.al 

❌
❌