Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përmbyten disa rrugë të Durrësit/ Anëtarja e Kryesisë së PD publikon pamjet: Qytetarët të mos harrojnë çizmet

By: V K
15 September 2024 at 12:09

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj, ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.

Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit, duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.

“Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë i duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit, na janë bërë të zakonshme tashmë”, shkruan Hysaj.

Postimi:

Mirëmëngjesi,
DURRËSI LIVE
I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete .

Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë bërë të zakonshme tashmë .

Pasi mbarojë së “xixëlluari” qytetin, kukulla do “xixëlloj” dhe qarkun tani.

The post Përmbyten disa rrugë të Durrësit/ Anëtarja e Kryesisë së PD publikon pamjet: Qytetarët të mos harrojnë çizmet appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ 26 viktima nga përmbysja e varkës me rreh 100 refugjatë që po shkonin drejt Spanjës

By: V K
11 September 2024 at 15:15

Të paktën 26 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë, u përmbys në brigjet e Senegalit.

Autoritetet thonë se gati 100 persona ishin në bordin e varkës së peshkimit prej druri, kur ajo u fundos vetëm 4 km larg brigjeve.

Ëndrra për një jetë më të mirë përfundoi sërish në tragjedi! Të paktën 26 persona vdiqën, pasi një varkë me të cilën synonin brigjet e Evropës u përmbys në ujërat e Senegalit.

Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e anijes së peshkimit prej druri, kur ajo u fundos 4 km pasi ishte nisur.

Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar.

Anija ishte nisur nga Mbour, rreth 80 km në jug të kryeqytetit Dakar, me destinacion ishujt Kanarie të Spanjës, të cilët janë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Spanja është një nga vendet evropiane që pranon më shumë emigrantë, dhe rruga e Detit Mesdhe mbetet më e popullarizuara.

Por një numër në rritje i emigrantëve nga Afrika Perëndimore po zgjedhin të udhëtojnë përmes Oqeanit Atlantik për në Ishujt Kanarie.

Vitet e fundit, numri i emigrantëve që largohen nga Afrika Perëndimore përmes Senegalit është rritur.

Kryesisht të rinjtë, që ikin nga konflikti, varfëria dhe papunësia, po nisen në rrugën e rrezikshme të Atlantikut drejt ishujve spanjollë, që kanë pritur mbi 30,000 të tillë këtë vit

The post E rëndë/ 26 viktima nga përmbysja e varkës me rreh 100 refugjatë që po shkonin drejt Spanjës appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ U fut për tu lartë, mbytet 18-vjeçari në lumin Buna

By: D Marku
3 September 2024 at 16:25

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post E rëndë/ U fut për tu lartë, mbytet 18-vjeçari në lumin Buna appeared first on Albeu.com.

❌
❌