Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Mundje/ E para vajzë shqiptare me medalje të artë, Erglena Domi: Krenare, babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta

By: V K
8 October 2024 at 13:16

Erglena Domi u bë mundësja e parë shqiptare, që arrin të fitoja një medalje të artë në një kampionat ndërkombëtar.

Vajza kuksiane triumfoi në kategorinë U-15 në Ballkaniadën e Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur me tuç kundërshtarët nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

“Ndjehem shumë krenare për medaljen që kam fituar sepse te tria kundërshtarët ishin të forta. Kampionati në fakt ishte i fortë sepse të gjitha kishin një qëllim, por unë në fund ia arrita ta realizoja”,-u shpreh fillimisht Erglena Domi.

Në Ballkaniadë trajneri i Erglenës ishte Sadik Domi, ish-mundës dhe njëkohësisht babai i sportistes.

“Vajza bëri 3 ndeshje dhe në fund ishim shumë të gëzuar, sepse është e para vajzë shqiptare që merr medalje. Më vjen mirë edhe për Kukësin sepse ky sport ka qenë tradicional, por tani është harruar. Kemi qenë shumë mirë me djemtë, por tani po vijnë edhe vajzat”,-u shpreh Sadik Domi, trajner dhe babai i Erglenës.

Edhe pse mundja është një sport i paragjykuar për vajzat, Erglena fton bashkëmoshataret të ushtrohen për të përfituar benefitet që vijnë prej tij.

“Ju uroj të gjitha vajzave që kanë dëshirë të ushtrohen në sporte luftrake, siç është mundja, ta ushtrojnë pa frikë dhe të ecin sa më shumë më arritjet”,-tha Erglena Domi.

Me medalje të arta nga ballkaniada për Shqipërinë, erdhën edhe dy mundësit e tjerë të talentuar si Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut garuan 13 shtete.

The post Mundje/ E para vajzë shqiptare me medalje të artë, Erglena Domi: Krenare, babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta appeared first on Albeu.com.

❌
❌