Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Taravari në OKB: RMV me përkushtim luftoi kundër Covid-19, së bashku ta mbrojmë shëndetin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm

27 September 2024 at 13:28

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë mbi Rezistencën Antimikrobike 2024 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij në sesionin e 79-të para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri Taravari theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj luftës kundër kërcënimit global të rezistencës antimikrobike si një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor pas pandemisë COVID-19.

Taravari riafirmoi angazhimin për respektimin e Rezolutës 71/3 të OKB-së dhe zbatimin e udhërrëfyesit të OBSH-së për periudhën 2023-2030, duke përmendur disa arritje të Maqedonisë së Veriut si mbikëqyrjen e RAM-it, ndërgjegjësimin për përdorimin e antibiotikëve dhe forcimin e kapaciteteve laboratorike, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje multisektoriale të emëruar “Një Shëndet” që përfshin shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit jetësor.

Me këtë rast ministri Taravari bëri thirrje për bashkëpunim global për të luftuar Rezistencën Antimikrobike për të mbrojtur shëndetin e gjeneratave të ardhshme.

“Derisa përgatitemi për Konferencën e 4-të Ministrore për Rezistencën Antimikrobike në nëntor 2024, ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve të të gjitha shteteve anëtare këtu që të bashkohen në përpjekjet tona kundër RAM-it.  Së bashku, ne mund të mbrojmë shëndetin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Taravari.

The post Taravari në OKB: RMV me përkushtim luftoi kundër Covid-19, së bashku ta mbrojmë shëndetin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër

By: M C
27 September 2024 at 12:37

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, së bashku me të gjithë Qeverinë e tij. Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.

Orbani piu kafenë e mëngjesit, kreu biseda telefonike dhe lexoi dokumente në tarracën e hotelit, nga ku më pas u nis drejt vilës së kryeministrisë, e cila ndodhet në afërsi. Ai e nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut të enjten dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime dypalëshe në nivel ministror.

Siç njofton Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe në kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Të dy kryeministrat do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër.

Siguria rreth hotelit është në nivelin më të lartë. Mund të vihet re një prani e madhe e policisë dhe rajoni është mbuluar nga ajri nga një helikopter policie. Ekipet e policisë janë vendosur në të gjithë qytetin.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian. Menjëherë pas formimit të Qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Huaja e Bankës Hungareze të Eksport-Importit, një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, do të merret në një këst, afati i shlyerjes së saj është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vjetësh, dhe norma e interesit është fikse, 3.25 për qind. Ajo do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti.

Opozita maqedonase më pas akuzoi se marrëveshja e kredisë ishte lidhur me dyer të mbyllura, me qëllime tejet të dyshimta dhe se ka sjellë pasoja politike dhe ekonomike, duke rritur jashtëzakonisht shumë borxhin publik.

Por, VMRO-DPMNE thotë se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka një kredi për të cilën paraprakisht dihet se për çfarë do të shpenzohet dhe se do t’i ndihmojë komunat dhe ekonominë.

Në vitin 2013, Orban ishte për vizitë zyrtare në vend, kur iu dha Urdhri “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Urdhrin iu dorëzua presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov, ndërsa ai ishte takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski./ REL

The post Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ministria e Drejtësisë në RMV do ta rregullojë gjyqësorin me ekspertë të huaj

24 September 2024 at 22:43

Ministria e Drejtësisë përmes ekspertëve të huaj thotë se do ta rregulloj sistemin gjyqësor. Pas takimit mes ministrit të Drejtësisë dhe përfaqësueses së deleegacionit të BE-së në Shkup Marcia Palota, njoftuan se do të realizojnë projekt për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së zhvillimit sektorial për gjyqësorin 2024-2028.

Kjo sipas tyre ka për qëllim përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, me të cilat do të inkurajohet rritja e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Është paraparë që muajin e ardhshëm të fillohet me debate publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin e Këshillit të Prokurorëve. Do të riaktivizohet edhe puna e Këshillit për ndjekjen e Strategjisë. Për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe politikës antikorruptive do të jetë e nevojshme avancimi i digjitalizimit dhe forcimi i bashkëpunimit mes organeve për zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqsore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kjo do t’i ndihmojë shtetit tonë të ndërtojë sistem juridik më të mirë, që përparon në integrimin drejtë BE-së dhe të sigurohet se reformat janë qëndrueshme në afat të gjatë./Shenja/

The post Ministria e Drejtësisë në RMV do ta rregullojë gjyqësorin me ekspertë të huaj appeared first on Telegrafi.

Bora Abdullahi në TMkids, vajza e urtë dhe e sjellshme që e sheh veten mësuese të ardhshme

24 September 2024 at 18:49

Bora Abdullahi është e ftuara jonë e radhës në emisionin TMkids.

Vajza gjashtë vjeçare e cila tashmë ka filluar klasën e parë, ndau me ne emocionet e saja të para si filloriste.

Ajo tha se ka shumë shokë e shoqe me të cilët kalon kohën, madje tregoi se tashmë e ka obligim që të mësoj, të jetë një nxënëse shembullore dhe të korr gjithnjë suksese.

Bora e ka pasion te vishet bukur, ndërsa ngjyra e kuqë është e preferuara e saj në garderobë dhe jo vetëm.

Ajo ka profesion të preferuar mësuesinë, pasi i pëlqen të merret me nxënës dhe të edukojë brezat e ardhshëm, ndërsa një profesion që nuk e ka në qejf është artiste, sepse siç tha ajo nuk e pëlqen famën dhe punën që bëjnë artistët, por megjithatë Dafina Zeqiri është artistja e saj e preferuar.

Bora tha se dhuratë të preferuar ka një iPad që e kishte dhuratë nga prindërit e saj.

Për fund, Bora tha se nëse një ditë do të bëhej presidente e vendit, do të dhuronte pajisje shkollore dhe lodra për të gjithë fëmijët.

Rrëfimi i plotë i Borës:

The post Bora Abdullahi në TMkids, vajza e urtë dhe e sjellshme që e sheh veten mësuese të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta

23 September 2024 at 18:54

Në kontrolle të jashtëzakonshme në Kërçovë, dhe në dy qytetet turistike Strugë dhe Ohër janë asgjësuar 8,7 tonë ushqime të pasigurta. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se një market në Strugë është gjobitur me 1.400 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Ushqimi në masën 15 kilogramë është asgjësuar, ndërsa për mospërputhjet e konstatuara është shqiptuar gjobë (mungesë e deklaratave, deklarime të palexueshme të produkteve, shënjimi i papërshtatshëm i produkteve, shitja e ushqimeve të skaduara etj.). Në këtë qytet është gjobitur edhe një mishtore me 500 euro për vendosje të produkteve të pasigurta në treg. Janë asgjësuar 50 kilogramë ushqime me origjinë shtazore. Në Ohër, një gjellëtore është gjobitur me 500 euro, ku shërbimet inspektuese të AUV-së kanë konstatuar mospërputhje dhe kanë asgjësuar 15 kilogramë ushqime të pasigurta gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm.

Drejtori i ri i AUV-së, Oliver Milanov, thotë se bëhet fjalë për rreth 120 inspektime të jashtëzakonshme.

“Në Strugë dhe Ohër në një operacion treditor zbuluam 8.7 tonë ushqime të pasigurta. Ishte një veprim i drejtuar nga unë personalisht. Bëhet fjalë për ushqime të padeklaruara që janë asgjësuar pa dëm. Nuk kishte dokumente sanitare, deklarata importi, dhe operatorët nuk ishin as të regjistruar”, tha Oliver Miladinov Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në disa prej operatorëve janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, kryerja e një aktiviteti të pa miratuar nga AUV, mungesë e librezave sanitare për punonjësit e të tjera. Përveç kontrolleve të jashtëzakonshme të shtuara, duke vepruar sipas ankesave dhe propozimeve të paraqitura, shërbimet inspektuese të AUV-së kryejnë kontrolle të rregullta në përputhje me Planin Vjetor për kryerjen e kontrolleve inspektuese, sipas AUV-së.

Nga aty shtojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë vendosur 2.433 masa inspektuese, janë shkatërruan 37.6 tonë dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta./Shenja/

The post Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta appeared first on Telegrafi.

ESHS-Maqedoni: Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë

20 September 2024 at 13:58

Paga e paguar mesatare mujore neto për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë dhe është për 2,9 për qind më e lartë se muajin e njëjtë vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë në RMV.

Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës së paguar mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Arsim (19,1%), Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (18,6%) dhe Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social (16,7%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (9,9%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (5,6%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (5.4%).

The post ESHS-Maqedoni: Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë appeared first on Telegrafi.

Taravari: Në thirrjen për punësimin e specialistëve privatë janë paraqitur 480 nga gjithsej 600 mjekë

19 September 2024 at 13:37

“Një pjesë e madhe e deficitit të personelit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet nga specialistë privatë, nga të cilët në thirrjen e fundit janë paraqitur rreth 480 aplikime dhe do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj që në 300 mjekët e parë, disa prej tyre, ndoshta më shumë se 10, t’i punësojmë në Shtip”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ai sot vizitoi Spitalin klinik në Shtip dhe njoftoi se aty mund të priten praktikantët e parë deri në fund të vitit, duke shtuar se rreth 30 mjekë shprehën interes.

“Kemi biseduar edhe me drejtorin, kanë ardhur edhe kursantë që kanë shprehur interesim, por kanë ardhur edhe tek ne, tashmë janë mbledhur aplikimet, rreth 480 mjekë nga gjithsej 600, normalisht, do të veprojmë në interes të spitalet. Në Shtip, informacionet janë se diku rreth 30 mjekë po shprehin interes, jo vetëm nga Shtipi por edhe nga rrethina, do të veprojmë sipas asaj që drejtoria thotë se është prioritet”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, me punësimin e planifikuar të mbi 1000 personave në sektorin e shëndetësisë që tani janë të angazhuar me kontratë, do të hapet mundësia e kontratave të reja për shkak të deficitit të madh të stafit shëndetësor.

“Aktualisht, fatkeqësisht në sektorin e shëndetësisë janë të punësuar 2500 persona, kryesisht personel sekondar mjekësor me kontratë. Ne jemi angazhuar për disa prej tyre deri në fund të vitit, do të përpiqemi t’u japim zgjidhje mbi 1000 dhe në këtë mënyrë të hapim mundësinë për kontrata të reja sepse realisht ka mungesë të madhe të mjekëve, veçanërisht paramedikëve, higjenistëve dhe personelit të mjekëve”, tha Taravari.

The post Taravari: Në thirrjen për punësimin e specialistëve privatë janë paraqitur 480 nga gjithsej 600 mjekë appeared first on Telegrafi.

Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes

19 September 2024 at 11:56

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse ai spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Për spitalin modular në Shtip, i cili funksionon që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të përdoret aty ku ka nevojë.

Ndryshe, gjatë pandemisë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.

The post Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

❌
❌