Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

A bindi mosbindja e opozitës? Ja si përgjigjet demokratja Zhupa

By: sara fuga
8 October 2024 at 09:41

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë televiziv u shpreh se nuk presin që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike që opozita ka.
Zhupa theksoi gjithashtu se protesta tregoi revoltën e qytetarëve.
Zhupa: Dje ishte protesta e parë e kësaj revolte qytetare.
Nuk ishte as e vetmja dhe as e fundit.

Sigurisht që ne nuk presim që me një protestë në të arrijmë objektivin e qeverisë teknike sepse baza për të arritur këto objektiva është qëndrueshmëria dhe serioziteti me të cilën do të vazhdojë revolta qytetare por edhe revolta multidimensionale që nga aktiviteti në parlament tek këto lloj protestash, tek protesta të tjera që mund të bëhen edhe jashtë Shqipërisë në dyert e parlamentit europian apo të komisionit evropian.

Pra ne nuk presim që me një protestë të arrihet rezultati që ne kemi vendosur për mosbindje civile.
Por dua të them me bindje të plotë se protesta dje ishte një protestë e cila tregoi në fakt stilin gjerman e atyre protestave të vendeve më demokratike ku nuk ka ndonjë ndryshim nga Tirana e ditës së djeshme ku njerëzit me akte tregonin revoltën e tyre ndaj qeverisë.

Si protestë e parë që ishte për të nisur siparin e revoltës qytetare protesta ishte një protestë që mundi që të tregonte revoltën e qytetarëve, të bënte akte të mosbindjes civile dhe qëllimi është qëllim final dhe jo ditor.
Por asnjë nuk kishte dyshim se protesta jonë do ishte masive.
Ishte thjesht një protestë e parë në këtë stil të mosbindjes civile, e ngjashme me vendet perëndimore.
Aktet civile të revoltuarit dhe të shprehurit të mosbindjes civile ishin të pritshme dhe besoj edhe qytetarët do ishin të zhgënjyer nëse nuk do ishin këto aktet.

The post A bindi mosbindja e opozitës? Ja si përgjigjet demokratja Zhupa appeared first on Sot News | Lajme.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Ergys Mërtiri ‘shuplakë’ mosbindjes civile: PD nuk e zgjon dot popullin, sepse e ka parë në pushtet

By: sara fuga
7 October 2024 at 21:13

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në një program televiziv, duke komentuar protestën e opozitës u shpreh se pushteti nuk hidhet me forcë dhe dhunë. Ai tha se populli duhet të zgjohet por këta se bëjnë dot sepse duhet një forcë politike e besueshme, diçka që opozita nuk e ofron dot.

“Protesta të tilla për të qenë të suksesshme duhet të arrijnë një objektiv. Ato kanë krijuar një mit se pushteti hidhet me forcë dhe dhunë, por kjo është e gabuar se në momentin që shkon atje, përplasesh dhe pastaj shkon në shtëpi dhe ai qëndron prapë aty ti futesh në frustacion.

Ata e kanë krijuar gabim mënyrën se si i qasen opozitarizmit në përgjithësi. Elementët reaguese ndaj një qeverie që i shtyp e bënë qytetari, por jo opozita që ka instrumentet politike.

Ka një gjë, kush është problemi pse s’kanë sukses, pse nuk del populli i gjithë, sepse është një opozitë që nuk i frymëzon dhe për mua ky është problemi. Populli duhet të zgjohet, por këta se bëjnë dot sepse duhet një forcë politike e besueshme, por këta se bëjnë dot sepse populli i ka parë në pushtet”- tha Mërtiri.

The post Ergys Mërtiri ‘shuplakë’ mosbindjes civile: PD nuk e zgjon dot popullin, sepse e ka parë në pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e 7 tetorit/ Qytetarët në mbështetje të Salianjit, mbajnë pankartë për lirimin nga burgu të ish-deputetit

By: sara fuga
7 October 2024 at 17:58

Një pjesë e protestuesve janë mbledhur në selinë blu këtë të hënë për nisjen e protestës së organizuar nga opozita.

Ata mbajnë pankartën “Lironi deputetin Salianji”. Protesta nis zyrtarisht në orën 18:00 para Kryeministrisë dhe më pas pjesëmarrësit pritet të shpërndahen.

1200 forca policore janë në terren sot, ndërsa në terren janë edhe një zjarrfikëse dhe makina uji, nëse protesta e opozitës përshkallëzon.

The post Protesta e 7 tetorit/ Qytetarët në mbështetje të Salianjit, mbajnë pankartë për lirimin nga burgu të ish-deputetit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌