Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Shifra për “rekorde”,  “Special One” ngop xhepat me largimet e parakohshme

26 September 2024 at 22:36

Padyshim është një nga “strategët” më të mirë në historinë e sportit të futbollit, pavarësisht se ndarjet asnjëherë nuk i ka pasur të mira, me klubet ku ka punuar. Bëhet fjalër për “luziantin”, Jose Mourinho, i cili sezonin e kaluar u largua, pa dëshirën e tij, nga stoli i “Verdhekuqve” të Roma-s, pas 2 vitesh e gjysmë te kryeqytetasit italianë.

Mirëpo, nëse për tifozët është një lajm i trishtë, Mourinho e kapërdiu më kollaj shkarkimin, kjo edhe prej 3 milionë paundëve të përfituar nga dëmshpërblimi, që mori pas shkarkimit të papritur dhe më shumë duket se kjo është një taktitë e “Special One”, për të fituar para shtesë sesa një krizë rezultatesh.

Së bashku me 3 milionëshin e përfituar nga Roma, Mourinho ka përfituar në total plot 80 milionë paundë, nga shkarkimet, përgjatë gjithë karrierës së tij. Fillimisht portugezi përfitoi plot 18 milionë paundë, kur u shkarkuar nga “Blutë” e Chelsea, më 20 shtator të vitit 2007, për të vazhduar, me 17 milionë paundët e përfituara nga shkarkimi i 30 qershorit 2013, nga “Galaktikët” e Real Madrid.

Më tej në listë janë sërish “Blutë e Londrës”, të cilët i paguan plot 8.3 milionë paundë portugezit, pas shkarkimit të këtij të fundit, më 17 dhjetorit të 2015-ës, ndërsa pas Chelsea vijnë dy “gjigantë” të tjerë të Premier League, Manchester United e Tottenham të cilët e shkarkuan respektivisht më 18 dhjetor të 2018-ës e 19 prill të 2021-shit, nga ku përfitoi po respektivisht 19.6 e 15 milionë paundë të tjera.

Në fund, siç theksuam edhe më lart, nga Roma, “strategu” portugez do të përfitojë plot 3 milionë paund dhe tashmë mund të aludohet nëse kjo është një “skemë” e veçantë e “Special One” apo thjesht revoltim i bordeve drejtuese, me sjelljen e tij, e cila për të thënë të vërtetën është “e pandreqshme”. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: “E papranueshme të presësh 70′ për një intervistë”

By: user 2
26 September 2024 at 15:02

Sonte në orën 18:45 në stadiumin Sukru Saracoglu do të zhvillohet ndeshja mes Fenerbahce dhe Union Saint-Gilloise për raundin e parë të Europa League. Duke folur në konferencën për shtyp, José Mourinho e la veten të shfrynte inatin me një shpërthim shumë të ashpër në lidhje me pritjen e gjatë për konferencën e pas ndeshjes kundër Galatasaray, e humbur 1-3. Një episod që tërboi portugezin, i cili vendosi të braktiste takimin me shtypin.

MOURINHO: “PRITA MË SHUMË SE NJË ORË”

“Kam 24 vjet që jam trajner dhe gjatë karrierës sime nuk i jam shmangur asnjëherë një konference për shtyp – komentoi portugezi -. Nuk kam pasur frikë nga pyetjet e gazetarëve. Megjithatë, duhet të ketë kufij. Në fund të ndeshjes prita më shumë se një orë, sepse konferenca e kolegut tim ishte ende në zhvillim e sipër. Nuk është e mundur të presësh një kohë të pacaktuar për të folur me median”.

Lexo më tej: Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe”

“SJELLJE MOSRESPEKTUESE”

“Vendimi im për të mos marrë pjesë në konferencë nuk ishte i lidhur me rezultatin – vazhdoi Murinho –. Por vetëm me këtë aspekt. E njëjta gjë do të ndodhë në ndeshjen e radhës, intervistën flash do ta bëj menjëherë pas ndeshjes, sepse kështu funksionon. Pastaj është normale të presësh 15 ose 20 minuta, por jo 70, është mungesë respekti”.

The post Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: “E papranueshme të presësh 70′ për një intervistë” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌