Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Qëlluan ndaj një makine me 2 persona/ Një polic i “Shqiponjave” në kërkim, ndalohen 2 kolegë të tij

By: user 6
23 September 2024 at 23:45

Efektivi i forcave “Shqiponja”, 34-vjeçari R. B. është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”. Pas hetimeve, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin.

Gjithashtu, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe për 2 efektivë të tjerë të forcave “Shqiponja”, ndaj 46-vjeçarit E. D. dhe 37-vjeçarit F. Z. pasi dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Caktimi i masave të sigurimit u bë i mundur në kuadër të hetimeve të kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një person, nga ku rezultoi se më 8 Mars të këtij viti gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, këta efektivë kanë ndaluar një automjet.

Gjatë veprimeve policore në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet. Në vijim, krahas mosraportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

The post Qëlluan ndaj një makine me 2 persona/ Një polic i “Shqiponjave” në kërkim, ndalohen 2 kolegë të tij appeared first on Lapsi.al.

❌
❌