Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime

By: gaze tare
8 October 2024 at 12:02

Paris Hilton ka folur hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD).

Në një rrëfim përTeen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte diagnozën e saj përfundimtare.

“Gjatë rritjes, gjithmonë më thoshin që isha shumë energjike, shumë e shpërqendruar, shumë e zëshme — thjesht shumë në çdo gjë. Nevoja ime e përhershme për stimulim, e kombinuar me një sistem arsimor që nuk i përshtatej mënyrës sime natyrore të të mësuarit, përfundimisht më çoi në ambiente ku kaloja kohë me adoleshentët problematikë në industri,’” shkroi ajo në rrëfimin e saj.

Hilton më parë ka folur se si rebelimi i saj si adoleshente e bëri që prindërit ta dërgonin në një seri institucionesh dhe programesh trajtimi për fëmijë me probleme të sjelljes, varësi dhe çështje të shëndetit mendor. Në moshën 17-vjeçare, ajo kaloi 11 muaj në shkollën Provo Canyonnë Utah, ku pretendon se u abuzua seksualisht.

Duke kujtuar atë periudhë të jetës së saj, Hilton shkroi, “Do të doja që dikush të kishte pyetur, ‘Çfarë po ndodh vërtet me të? Përkundrazi, kalova vite duke u ndjerë e keqkuptuar, duke u ndëshkuar për mënyrën se si funksiononte truri im,” shtoi ajo. “Nuk ishte deri shumë më vonë në jetë që zbulova çfarë po ndodhte vërtet: Kisha ADHD.”

Hilton theksoi se ADHD shpesh është një “luftë e heshtur” për vajzat dhe gratë, të cilat sipas studimeve shpesh mbeten pa diagnozë.

Ajo kujtoi që fillimisht ishte e pasigurt se si ta përballonte diagnozën e saj.

“Në fillim, të diagnostikohesha më dukej si një etiketë — diçka që më kufizonte, duke më përkufizuar nga ajo që nuk mund të bëja, nga ajo që më bënte të ndryshme,” shkroi ajo. “Ishte diçka që më dukej e nevojshme ta fshehja, duke u shqetësuar se si mund të perceptohej. A do mendonin njerëzit që isha shumë e shpërndarë, shumë e paqëndrueshme ose e paaftë për sukses?”

Ajo vazhdoi:

“ADHD nuk është një kufizim; është një superfuqi. Është arma ime sekrete në një botë që shpesh na thotë të luajmë të sigurt.”

The post Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Paris Hilton zbulon se vuan nga ADHD: Jam ndjerë e keqkuptuar

By: user 10
7 October 2024 at 15:14

Paris Hilton ka zbuluar  së fundmi se vuan nga  çrregullimi ADHD. Në një shkrim për revistën “Teen Vogue”, ajo tregoi se si simptomat e këtij çrregullimi e çuan atë në një institucion edukimi për adoleshentët me probleme në sjellj.

“Duke u rritur, më thoshin gjithmonë se isha shumë energjike, shumë e hutuar, shumë llafazane, pra shumë në gjithçka,”e nis ajo shkrimin e saj.

Paris shtoi se ka kaluar vite duke u ndjerë e keqkuptuar  për mënyrën se si truri i saj funksiononte.

“Shumë më vonë gjatë jetës zbulova se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Është diçka që dikur e mbaja të fshehtë sepse shqetësohesha për mënyrën se si do të perceptohesha nga të tjerët. Por, këto sfida janë vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është diçka e bukur: kreativiteti, pasioni dhe një mendje që shkon drejt gjërave të guximshme dhe të papritura,” u shpreh Hilton.Megjithatë për artisten, ADHD nuk është një “kufizim”, por ” një superfuqi”. “Është arma ime sekrete në një botë që shpesh na kërkon të “luajmë” me letra të hapura.”

Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që mund të shkaktojë nivele mbinormale të sjelljeve hiperaktive dhe impulsive.

The post Paris Hilton zbulon se vuan nga ADHD: Jam ndjerë e keqkuptuar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌