Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Një vit nga sul*mi i Hamasit në Izrael, Biden mesazh sensibilizues: Ka ardhur koha që dhimbjet të marrin fund…

By: sara fuga
7 October 2024 at 22:36

Në një vjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, presidenti amerikan Joe Biden tha se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund dhimbjes”.

Joe Biden e quajti sot një “përvjetor të zi” dhe për palestinezët “të cilët e lanë Hamasin të sjellë shkatërrim dhe vdekje si për Izraelin ashtu edhe për Gazën”.
Presidenti amerikan shprehu keqardhjen për civilët e vdekur, mes të cilëve 46 qytetarë të Shteteve të Bashkuara.

Biden ritheksoi se Izraeli nuk është vetëm dhe nuk do të jetë kurrë vetëm dhe u kujdes të “zbusë” reagimin e shkaktuar nga deklaratat e fundit të Kamala Harris, e cila ka shprehur hapur kundërshtime për mënyrën se si Izraeli po vepron në Gaza, si dhe në Liban.

Joe Biden iu referua edhe çështjes së pengjeve të cilët janë ende në duart e Hamasit në Gaza, duke theksuar se ai personalisht dhe qeveria e tij nuk do të ndalojnë përpjekjet për lirimin e tyre.
Joe Biden nuk e përmendi të nesërmen në Gaza, ndërsa diplomacia amerikane e bëri të qartë se nuk do të lejojë forcat izraelite të pushtojnë enklavën.

The post Një vit nga sul*mi i Hamasit në Izrael, Biden mesazh sensibilizues: Ka ardhur koha që dhimbjet të marrin fund… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌